Gonxhja në FITUR 2026, takim me mbretin Felipe VI dhe mbretëreshën Letizia

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim përshëndetës me mbretin e Spanjës, Felipe VI, dhe mbretëreshën Letizia, në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit FITUR 2026, që po mbahet në Madrid.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim përshëndetës me mbretin e Spanjës, Felipe VI, dhe mbretëreshën Letizia, në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit FITUR 2026, që po mbahet në Madrid.

Gjatë këtij takimi, ministri Gonxhja përcolli ngushëllimet më të thella për viktimat e aksidenteve hekurudhore që tronditën Spanjën javën e kaluar, ku përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë shkaktoi dhjetëra viktima dhe qindra të lënduar.

Ai uroi gjithashtu, në emër të kryeministrit Edi Rama, Qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar, një rikthim sa më të shpejtë në normalitet për Spanjën.

Në kuadër të aktivitetit, ministri Gonxhja, së bashku me ministrat e turizmit të disa prej vendeve pjesëmarrëse në FITUR 2026, mori pjesë në foton familjare me Mbretin dhe Mbretëreshën e Spanjës.

Gjatë këtyre momenteve miqësore u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, veçanërisht në fushën e promovimit të turizmit të qëndrueshëm, zhvillimit të lidhjeve me tregun spanjishtfolës dhe vendet e Amerikës Latine, si dhe përfitimit nga përvoja e gjerë ndërkombëtare e Spanjës në sektorin e turizmit.

FITUR konsiderohet një nga panairet lider të turizmit në nivel global dhe mbetet një platformë kyçe për dialogun dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë sektor.

Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Madrid, stenda shqiptare ka tërhequr interes të jashtëzakonshëm nga vizitorët dhe profesionistët e industrisë. Vizitorët po njihen nga afër me ofertën turistike të vendit përmes prezantimeve inovative që përfshijnë përvoja virtuale (VR), degustime të produkteve tradicionale, performanca artistike live, artizanat dhe elemente të traditës shqiptare të mikpritjes.

Në këtë panair, Shqipëria po promovohet si një destinacion turistik gjithëvjetor, autentik dhe gjithëpërfshirës, duke synuar zgjerimin e pranisë së saj në tregjet ndërkombëtare dhe forcimin e imazhit si një destinacion me potencial të lartë turistik.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Salla në Kukës, mbështetje për potencialet bujqësore të Veriut

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla u ndal të shtunën në Kukës, ku zhvilloi një takim me fermerë…

Global 360

Osmani: Do të jemi bashkë me Shqipërinë krah SHBA-së në Bordin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh mbrëmjen e sotme pas nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos, ku ajo firmosi krah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Salla në Kukës, mbështetje për potencialet bujqësore të Veriut

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla u ndal të shtunën në Kukës, ku zhvilloi një takim me fermerë…