Nga lagunat te liqenet, përfundon censi i shpendëve ujorë dimërues

34 pika vrojtimi u monitoruan nga 102 specialistë të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të shoqëruar nga ekspertë, studentë dhe shumë vullnetarë që u bashkuan në këtë proces të rëndësishëm shkencor


Këto dy ditë, në të gjithë Shqipërinë u zhvillua Censi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë Dimërues 2026, një aktivitet shkencor i rëndësishëm që synon mbledhjen e të dhënave të sakta mbi popullatat e shpendëve ujorë dhe gjendjen e ekosistemeve ujorë në vend.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga terreni, ku ekspertë po kryejnë censin.

“Nga lagunat te liqenet, që në orët e para të mëngjesit, 34 pika vrojtimi u monitoruan nga 102 specialistë të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të shoqëruar nga ekspertë, studentë dhe shumë vullnetarë që u bashkuan në këtë proces të rëndësishëm shkencor me synimin e mbledhjes së të dhënave sa më të sakta për shpendët ujorë dhe për të kuptuar më mirë gjendjen e ekosistemeve tona”, deklaroi kryeministri Rama.

Censi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë Dimërues është pjesë e një iniciative globale që synon mbrojtjen dhe ruajtjen e specieve të shpendëve dhe habitatit të tyre. Aktiviteti lejon ndjekjen e ndryshimeve në popullatat e shpendëve, identifikimin e kërcënimeve dhe planifikimin e masave për ruajtjen e ekosistemeve.

Ky cens, i realizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me organizata lokale dhe ndërkombëtare, përfshin vëzhgime sistematike dhe regjistrime në liqenet, lagunat dhe zonat ujore të vendit. Përveç specialistëve, në këtë aktivitet morën pjesë edhe studentë dhe vullnetarë, duke e kthyer këtë iniciativë në një mundësi për edukimin dhe sensibilizimin e komunitetit për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit.

Rezultatet e censit do të përdoren për të përmirësuar strategjitë e menaxhimit të ekosistemeve dhe për të informuar politikat e mbrojtjes së shpendëve dhe habitatit të tyre në Shqipëri.

Lexo më shumë nga

Rregullat e BE-së për tregjet digjitale, projektligji konsultohet me biznesin

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë zhvilloi një tryezë konsultimi me komunitetin e biznesit dhe institucionet publike për projektligjin që synon…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rregullat e BE-së për tregjet digjitale, projektligji konsultohet me biznesin

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë zhvilloi një tryezë konsultimi me komunitetin e biznesit dhe institucionet publike për projektligjin që synon…