Lamallari: Nga amnistia penale do të përfitojnë 1290 të dënuar për vepra të lehta, si dhe të paraburgosur

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari tha sot se nga amnistia penale do të përfitojnë 1290 të dënuar për vepra të lehta.


Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari tha sot se nga amnistia penale do të përfitojnë 1290 të dënuar për vepra të lehta.

Në një intervistë për mediet, Lamallari theksoi gjithashtu se nga amnistia penale do të përfitojnë dhe shumë të paraburgosur, për të cilët do të shuhet vepra penale.

“Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata të dënuar që janë mbrapa hekurave për vepra të lehta penale si dhe të paraburgosur. Konkretisht llogarisim 1290 persona përafërsisht të cilët përfitojnë nga amnistia, me ulje dënimi janë rreth 900 persona dhe 300 të tjerë apo më shumë të cilëve u konsiderohet i shlyer dënimi për kohën e mbetur. Pa përfshirë këtu, që kemi shumë e shumë të tjerë që u shuhet ndjekja penale për shkak të natyrës së veprës, e cila është e lehtë dhe nuk përbën rrezik për komunitetin.

“Unë besoj fort se këta njerëz janë më të dobishëm që të kthehen pranë familjeve të tyre dhe janë rehabilituar sepse kanë kryer një periudhë të konsiderueshme dënimi të dhënë nga gjykata dhe pjesa e mbetur konsiderohet që nuk është në favorin e sistemit penitenciar as në favorin e vetë personit, por është një akt human që nga qeveria si shprehje e vullnetit politik që ka marrë përmes kësaj nisme dhe më pas me miratimin në parlament, bën të mundur që këta të kthehen në shtëpitë e tyre”, tha Lamallari për RTSh.

Ministri theksoi se amnistia nuk është thjesht një falje, por një mundësi e dytë që shoqëria u jep këtyre personave.

“Kjo është një mundësi e dytë që shoqëria iu jep këtyre personave. Sigurisht ne nuk duhet të nisemi vetëm nga një qasje ndëshkuese, por duhet të jemi të orientuar nga rehabilitimi dhe jo nga ndëshkimi, duke i integruar dhe dhënë mundësi reale që të rinjtë mos të bien pre e këtyre reformave”, shtoi ai.

Sipas ministrit, amnistia vjen pas një analize të detajuar të situatës në sistemin penal shqiptar, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, dhe adreson një shqetësim të madh, përdorimin e lartë të masës së paraburgimit. Ai shtoi se shpesh vendimi përfundimtar për këta persona është më i lehtë sesa koha që ata kanë vuajtur në paraburgim, duke e cilësuar këtë si një padrejtësi që duhet adresuar.

“Kjo është një e dhënë shqetësuese që duhet adresuar dhe një përpjekje në këtë drejtim është edhe amnistia”, u shpreh ministri.

Ministri u ndal edhe te ndryshimet e fundit në Kodin Penal, duke përmendur nismat për mbrojtjen e gazetarëve dhe komunitetit të medias.

“Së pari mbyllëm me sukses në 2025 ndryshimet në Kodin Penal me kushtet e ndërmjetme që avancojnë rrugëtimin e Shqipërisë në familjen europiane. Këtu përfshiheshin disa direktiva që janë adresuar në kodin ekzistues dhe sigurisht qeveria e gjeti me vend, si pjesë e diskutimeve që kemi pasur edhe me komunitetin e gazetarëve, të cilët kanë shprehur kërkesat dhe sugjerimet. Kjo ishte arsyeja pse Shqipëria vendosi të marrë këtë hap politik për të shkuar drejt dekriminalizimit të shpifjes specifikisht për gazetarët, ku konkretisht neni 120 i Kodit Penal përjashton nga ndjekja penale gazetarët të cilët gjatë ushtrimit të tyre po raportojnë”, tha Lamallari.

Ai shtoi se është bërë edhe një ndërhyrje në nenin 238 që lidhet me kanosjen, duke e cilësuar si një mbrojtje të posaçme për gazetarët.

“Kjo vepër është e cilësuar që dikush që kanos një gazetar nuk do të dënohet njëlloj si për një qytetar të zakonshëm, sepse një gazetar i shërben transparencës dhe ndarjes së informacionit me publikun”, përfundoi ministri i Drejtësisë.

/Marrë nga ATSH

Shyti: Përfshijmë diasporën në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimin e vendit

Përfshirja e diasporës shqiptare në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimit të vendit ishte në qendër të Diskutimit të Hapur mbi…

Global 360

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shyti: Përfshijmë diasporën në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimin e vendit

Përfshirja e diasporës shqiptare në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimit të vendit ishte në qendër të Diskutimit të Hapur mbi…