
Salla: Evakuim i disa familjeve në Laç, vlerësimi i dëmeve menjëherë pas qetësimit të situatës
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur pas përfundimit të mbledhjes së Shtabit të Emergjencave në Lezhë se bashkitë kanë kryer ndërhyrje në të gjitha banesat e prekura nga situata e fundit e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur pas përfundimit të mbledhjes së Shtabit të Emergjencave në Lezhë se bashkitë kanë kryer ndërhyrje në të gjitha banesat e prekura nga situata e fundit e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.
Salla njoftoi se është kryer evakuimi i disa familjeve në zonën e Laçit. Menjëherë pas qetësimit të situatës, sipas tij, do të nisë vlerësimi i plotë i dëmeve në banesa, për të mundësuar edhe kompensimin e tyre sipas nevojës.
Ministri Salla theksoi se të gjitha institucionet janë në koordinim të vazhdueshëm për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së banorëve.
Burimi ATSH



















