Balluku: Argjinatura e Ferrasit nuk është çarë, përmbytja e banesave si pasojë e nivelit të lartë të ujit

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi sot se argjinatura e Ferrasit nuk është dëmtuar, dhe përmbytja e disa banesave ka ndodhur si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, jo për shkak të një çarjeje të argjinaturës.


Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi sot se argjinatura e Ferrasit nuk është dëmtuar, dhe përmbytja e disa banesave ka ndodhur si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, jo për shkak të një çarjeje të argjinaturës.

Balluku bëri të ditur se në pikën e matjes që po përdoret aktualisht në Memaliaj niveli i ujit është 5,3 metra nga 8 metra që ishte në mëngjes, çka tregon për një rënie të qëndrueshme.

Balluku informoi edhe se ekipet e Emergjencave kanë ndërhyrë duke evakuuar banorët e rrezikuar, ndërsa po punohet në terren për normalizimin e situatës.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, theksoi se argjinatura është e qëndrueshme dhe me uljen e prurjeve edhe në grykderdhjen e Vjosës situata pritet të shkojë drejt përmirësimit.

Sipas tij, hidrovoret deri në Darëzezë janë në kapacitet të plotë dhe po përdoren për të krijuar rezerve në kanalet kulluese.

Sa i përket evakuimit të banorëve, ministri tha se janë krijuar akomodime edhe në Fier dhe Vlorë, në struktura shtetërore dhe hoteliere.

Sipas Vengut, janë evakuuar 20 persona në Bishan dhe 15 familje në Ferras.
Banorët e evakuuar janë strehuar në konvikte të gatshme.

Ndërkohë, një pjesë e banorëve kanë qëndruar në banesat e papërmbytura të zonës, afër banesave të tyre.

Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi, bëri të ditur se në orët në vijim pritet përmirësimi i situatës.

Burimi ATSH

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.