Ina Kosturi nderohet me Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition në Angli

Ina Kosturi, profesore e asociuar e violinës në Universitetin e Arteve, është nderuar me Çmimin e Madh në kategorinë “Kompozim origjinal”, për veprën e saj “Koncert për violinë dhe orkestër” në sezonin e 4-t të Saint-Saëns International Music Competition në Angli.


Ina Kosturi, profesore e asociuar e violinës në Universitetin e Arteve, është nderuar me Çmimin e Madh në kategorinë “Kompozim origjinal”, për veprën e saj “Koncert për violinë dhe orkestër” në sezonin e 4-t të Saint-Saëns International Music Competition në Angli. Ajo është renditur e para në të gjitha kategoritë e këtij konkursi prestigjioz për vitin 2025.

Juria ndërkombëtare e konkursit përbëhej nga personalitete të njohura të botës muzikore. Ky sukses i Ina Kosturit, nënvizon nivelin e lartë të talentit shqiptar dhe vendos një standard të ri për muzikën klasike në vend.

Saint-Saëns International Competition është një platformë globale për njohjen e të përkryerës në performancën muzikore, kompozim dhe kërkimin akademik. Konkursi është pjesë e Organizatës Botërore të Konkurseve Muzikore Online, ku publikohen juritë, fituesit e të gjitha konkurseve dhe intervistat e laureatëve të çmimeve të mëdha.

Ina Kosturi është e para shqiptare e nderuar në këto konkurse të WOMCO, pas një serie suksesesh në konkurse ndërkombëtare në Slloveni, Vjenë, Maltë, Zvicër, dhe pjesëmarrjes në Hartford, SHBA. Krijimet e saj janë botuar nga shtëpia muzikore e njohur vjeneze Universal Edition dhe promovuar në Winter Catalogue 2024–2025.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën për president

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.

Global 360

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën për president

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën për president

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.