Shiten 6,15 miliardë lekë bono thesari, yield-et mbeten në nivele të ulëta

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, norma mesatare e interesit të Bonove të Thesarit me maturim 12-mujor ka regjistruar nivele të ulëta.


Banka e Shqipërisë bën të ditur se, norma mesatare e interesit të Bonove të Thesarit me maturim 12-mujor ka regjistruar nivele të ulëta.

Në ankandin e fundit të vitit 2025 janë shitur bono thesari në vlerën 6,15 miliardë lekë, kundrejt shumës së ofruar prej 6,65 miliardë lekë, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë.

Yield-i mesatar i ponderuar rezultoi 2,44%, i pandryshuar krahasuar me ankandin e mëparshëm, duke reflektuar kushte të favorshme likuiditeti në sistemin bankar, kërkesa më të ulëta të qeverisë për financim në tregun e brendshëm dhe prime të reduktuara rreziku, të lidhura me uljen e borxhit publik dhe përmirësimin e vlerësimit të kreditit të qeverisë.

Ndërsa yield-et e bonove 12-mujore në fund të vitit 2024 shënuan nivelin 2,76%.

Niveli i ulët i yeldit të bonove nënkupton edhe kosto më të lira për kredinë në lekë, e cila ndikon në zgjerimin e huadhënies bankare. Nga ana tjetër, qeveria mund të financojë borxhin e brendshëm me kosto më të lirë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Austria, investitori i pestë më i rëndësishëm në Shqipëri për vitin 2025

Austria u rendit si investitori i pestë më i rëndësishëm në Shqipëri gjatë vitit 2025, për nga vlera e flukseve…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Austria, investitori i pestë më i rëndësishëm në Shqipëri për vitin 2025

Austria u rendit si investitori i pestë më i rëndësishëm në Shqipëri gjatë vitit 2025, për nga vlera e flukseve…