Malaj: Prodhimi i Brendshëm synohet 35 miliardë euro në 2030

Ministri i Ekonomisë, Petrit Malaj deklaroi sot se “në më pak se një dekadë potenciali i vendit tonë prodhues është trefishuar. Prodhimi i Brendshëm është rritur mbi tre herë nga 9.6 miliardë euro që ka qenë në 2013 në 27 miliardë sot që flasim”.


Ministri i Ekonomisë, Petrit Malaj deklaroi sot se “në më pak se një dekadë potenciali i vendit tonë prodhues është trefishuar. Prodhimi i Brendshëm është rritur mbi tre herë nga 9.6 miliardë euro që ka qenë në 2013 në 27 miliardë sot që flasim”.

Në fjalën e tij, gjatë një takimi me komunitetin e biznesit për Paketën Fiskale 2026, ku është i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, Malaj tha se “projeksioni është që ekonominë shqiptare në 2030 ta çojmë në 35 miliardë euro”.

“Kjo nuk është thjesht një statistikë, por rritje e PBB përkthehet në një ekonomi shumë më aktive përkthehet në më shumë investime në më shumë vende pune si dhe nga ana tjetër në më shumë siguri. Po kaq e rëndësishme për qeverinë është edhe cilësia e rritjes ekonomike që ka vendi ynë”, theksoi Malaj.

Ministri Malaj bëri të ditur se “të ardhurat për frymë i kemi trefishuar nga 3300 euro që kanë qenë në 2013 në mbi 10 mijë e 400 euro sot që flasim dhe objektivi i kësaj qeverie është që në 2030 të ardhurat për frymë në Shqipëri të kalojnë në 15 mijë euro”.

Sipas tij, Shqipëria ka pasur një ecuri dhe një ritëm rritjeje më të shpejtë dhe më të fortë se shumë vende të Ballkanit Perëndimor.

“Në 10 vitet e fundit rritja e Shqipërisë ka qenë mbi 110%, ndërkohë që mesatarja e rritjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor ka qenë tek 58%” tha Malaj.

Më tej, Malaj u shpreh se “Paketa fiskale 2026 nuk është thjesht një ushtrim teknik që qeveria ndërmerr, por fakt është paraqitja politike dhe strategjike e kësaj qeverie. Ajo është hartuar me synimin për të mbështetur biznesin, natyrisht edhe për të lehtësuar barrën administrative për të krijuar edhe një mjedis më konkurrues ndërmjet jush”.

Besoj, vijoi Malaj, që kjo është një arritje shumë e madhe sepse kemi arritur të rrisim të ardhurat e buxhetit pa rritur taksat dhe barrë fiskale për secilin nga ju.

“Qëllimi ynë mbetet i qartë duam të garantojmë një sistem fiskal, i cili është i thjeshtë transparent dhe natyrisht i drejtë. Duam të ngremë një sistem, i cili nxit konkurrencën e ndershme forcon besimin, por nga ana tjetër ofron sistemin tonë fiskal me kuadrin fiskal të BE-së”, tha Malaj.

Duke folur për integrimi europian, Malaj theksoi se “për Shqipërinë integrimi nuk është thjesht një proces diplomatik, reforma që ne po ndërmarrin nuk janë vetëm në planin e proceseve administrative, por ato prekin edhe sektorin privat”.

“Biznesi shqiptar duhet të ketë të gjitha njohuritë e nevojshme që jo vetëm të kuptoj si funksionon tregu i BE-së, por duhet të jetë i përgatitur dhe duhet të ketë avantazhe konkurruese përpara se të shkojmë tek ky treg. Për këtë arsye duhet të bashkëpunojmë ngushtësisht me njëri tjetrin në mënyrë që t’i shërbejmë një qëllimi të vetëm, ti shërbejmë vizionit Shqipëria 2030, por edhe ti shërbejmë edh Shqipërisë për t’u integruar sa më shpejt në BE”, tha Malaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Avokati i Popullit: Të ruhet pavarësia e Gjykatës së Strasburgut

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, së bashku me Komisioneren Vilma Shurdha, po marrin pjesë në Konferencën Vjetore të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Avokati i Popullit: Të ruhet pavarësia e Gjykatës së Strasburgut

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, së bashku me Komisioneren Vilma Shurdha, po marrin pjesë në Konferencën Vjetore të…