Koçiu: Koordinim për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, vitin e ardhshëm “e-Gate”

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi një vizitë në Portin e Durrësit, ku inspektoi nga afër masat e marra për menaxhimin e fluksit të lëvizjeve gjatë periudhës së festave të fundvitit.


Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi një vizitë në Portin e Durrësit, ku inspektoi nga afër masat e marra për menaxhimin e fluksit të lëvizjeve gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Gjatë inspektimit, ministrja u shoqërua nga Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, si dhe Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu.

Koçiu vuri në dukje se Porti i Durrësit mbetet pika me intensitetin më të madh të lëvizjeve detare dhe se garantimi i sigurisë publike dhe lehtësimi i procedurave janë në fokus të institucioneve. Ajo informoi gjithashtu për gatishmërinë e shtuar të strukturave të Policisë së Shtetit, të cilat kanë forcuar praninë fizike në pikat kufitare dhe kanë rritur numrin e sporteleve në rast nevoje.

“Situatat janë dinamike dhe ne veprojmë duke konsideruar flukset e lëvizshmërinë. Është koordinim ndërinstitucional, pra është Policia e Shtetit, por edhe Dogana Shqiptare, Autoriteti Portual, janë gjithë strukturat që ndërveprojnë më njëra-tjetrën me qëllim që të lehtësohet i gjithë fluksi dhe shërbimi që merret në sportelet këtu”, evidentoi Koçiu.

Në këtë kontekst, ministrja theksoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke bërë të ditur se gjatë fundjavës ka zhvilluar bisedë me homologun nga Kosova për bashkërendimin e punës në pikat kufitare tokësore. Mirë-koordinimi ndërkufitar përfshin edhe pikat me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut. Ky koordinim synon përshpejtimin e procedurave në të dy anët e kufirit, në shërbim të qytetarëve.

Më tej, Koçiu bëri me dije se Porti i Durrësit dhe i Sarandës do të përfitojnë nga një investim i rëndësishëm që nis në fillim të vitit të ardhshëm, përmes instalimit të portave elektronike hyrëse-dalëse, e-Gate, të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e ndjeshëm të qarkullimit dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

Duke u ndalur edhe te sfidat e qarkullimit rrugor në qytete si Durrësi dhe Tirana, ministrja siguroi se të gjitha autoritetet janë në gatishmëri të plotë, me synimin që qytetarëve t’u garantohen festa të qeta e të sigurta.

Burimi ATSH

Avokati i Popullit: Të ruhet pavarësia e Gjykatës së Strasburgut

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, së bashku me Komisioneren Vilma Shurdha, po marrin pjesë në Konferencën Vjetore të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Avokati i Popullit: Të ruhet pavarësia e Gjykatës së Strasburgut

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, së bashku me Komisioneren Vilma Shurdha, po marrin pjesë në Konferencën Vjetore të…