Begaj në Pukë: Turizmi, bujqësia dhe artizanati, potencial për zhvillim të qëndrueshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në Pukë.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në Pukë.

Ai u takua fillimisht me kryebashkiakun Rrok Dodaj dhe drejtues të tjerë të vendorë nga të cilët u njoh me problematikat e kësaj zone, nismat dhe mundësitë për zhvillim.

Presidenti Begaj përgëzoi Kryebashkiakun Dodaj dhe për investimin në ruajtjen e traditës në dije e kulturë, për punën e kryer në qendrën e fëmijëve dhe ansamblet kulturore të Pukës.

Presidenti Begaj vlerësoi angazhimin e autoriteteve dhe sipërmarrësve privatë për investimet në sektorët kryesorë të zonës si turizmi dhe bujqësia.

Gjatë bashkëbisedimit me autoritetet lokale Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e nxitjes sw aktiviteteve ekonomike në Bashkinë e Pukës dhe fokusimin në traditat artizanale.

Duke iu referuar karakteristikave të banorëve dhe traditës së hershme tregtare të zonës, Presidenti Begaj u shpreh se, Puka ofron shumëçka në sajë të vlerave që kanë pukjanët, si njerëz të zotë në prodhime dhe shitje, pasi shumë sipërmarrës kanë arritur të jenë edhe në tregjet ndërkombëtare.

Produkte me emrin e Pukës i gjen në vendet europiane dhe e rëndësishme, është se krahas vlerës dhe cilësisë së prodhimeve, ata përcjellin imazhin e Shqipërisë në botë përmes punës së ndershme, u shpreh Presidenti në takim me sipërmarrës.

Ndërsa vlerësoi sipërmarrjet familjare dhe industritë e konsoliduara, të cilat vitet e fundit kanë marrë një zhvillim në Pukë, Presidenti Begaj theksoi edhe rëndësinë e investimit te të rinjtë duke u ofruar atyre kushte punë në vendlindje.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti i Republikës vizitoi punishtet dhe fabrikat e përpunimit të zonës, si AgroPuka, Dalmacia, Lajthiza e Mida.

Për nxitjen e turizmit kulturor Presidenti Begaj zhvilloi një vizitë në Muzeun Etnografik të Pukës dhe në Punishten Shahinaj, të mjeshtrit Vitor Shahinaj, drugdhendës i famshëm në vend.

Ai u shprehu mirënjohje këtyre sipërmarrësve të cilët i konsideroi si shembuj për të rinjtë që duan të bëjnë emër përmes pasionit për punën, dashurinë për vendlindjen dhe kontributin për familjen dhe atdheun.

Kreu i Shtetit shtroi dhe një drekë me qytetarët në nevojë të kësaj bashki në prag festash.

Duke uruar gëzim e begati në familjet e tyre, u shpreh se, gjithmonë ata do të jenë në vëmendjen e tij personale dhe si President i Republikës për kapërcimin e vështirësive.

Marrë nga ATSH

Bergner uron Brahon: SPAK ka forcuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner mori pjesë sot në ceremoninë e marrjes së detyrës të Klodian Brahos, si drejtues i…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Bergner uron Brahon: SPAK ka forcuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner mori pjesë sot në ceremoninë e marrjes së detyrës të Klodian Brahos, si drejtues i…