Shqipëria, rol aktiv në dialogun kulturor rajonal

Delegacioni shqiptar i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit mori pjesë në takimin ministerial të Këshillit të Ministrave të Kulturës së Evropës Juglindore (CoMoCoSEE), i organizuar në bashkëpunim me UNESCO.

Ky takim është një platformë kyçe për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe vendosjen e kulturës në qendër të zhvillimit të qëndrueshëm.

Zëvendësministrja e MTKS-së, Lira Pipa, prezantoi në këtë takim ministerial, angazhimet dhe prioritetet e vendit tonë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, digjitalizimin, fuqizimin e industrive kreative, si dhe rolin e komuniteteve dhe të rinjve në politikat kulturore.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, tha se, pjesëmarrja në CoMoCoSEE riafirmon rolin aktiv të Shqipërisë në dialogun kulturor rajonal dhe përkushtimin për ta kthyer trashëgiminë kulturore në një motor zhvillimi, bashkëpunimi dhe identiteti të përbashkët.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Prokurimet Publike digjitale e bëjnë procesin të pandikueshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se përdorimi i teknologjisë në prokurimet publike do të sjellë një përshpejtim eksponencial të procesit…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia