Salla: Rishikim i Skemës Kombëtare, mbështetje më e drejtë për fermerët

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi sot nga Elbasani se mbështetja për fermerët dhe agrobiznesin do të vijojë të rritet ndjeshëm në vitet në vijim, në kuadër të vizionit qeveritar “Bujqësia 2030”


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi sot nga Elbasani se mbështetja për fermerët dhe agrobiznesin do të vijojë të rritet ndjeshëm në vitet në vijim, në kuadër të vizionit qeveritar “Bujqësia 2030”, i cili synon një sektor bujqësor modern, konkurrues dhe të integruar me standardet e Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit me fermerë dhe përfaqësues të agrobiznesit nga e gjithë Shqipëria, në praninë e Kryeministrit Edi Rama, ministri Salla theksoi se falë punës së fermerëve shqiptarë, produktet vendase janë sot të pranishme në tregun vendas, në sektorin e turizmit dhe në eksporte.

Salla u ndal te arritjet e viteve të fundit, duke vënë në dukje rritjen e mbështetjes buxhetore për bujqësinë, financimin e mbi 65 mijë fermerëve në mbarë vendin, investimet në ferma, sera, blegtori, agroturizëm dhe akuakulturë, si dhe përmirësimin e infrastrukturës së ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet.

“Bujqësia shqiptare sot ka më shumë mbështetje dhe më shumë mundësi se disa vite më parë. Kjo është një arritje e përbashkët, e fermerëve dhe e angazhimit të Qeverisë”, u shpreh ministri.

Duke folur për buxhetin e vitit 2026, Salla informoi se sektori i bujqësisë, blegtorisë dhe peshkimit do të përfitojë një buxhet rekord prej rreth 16,3 miliardë lekësh, nga të cilat 5,2 miliardë lekë do të shkojnë për skemën kombëtare të mbështetjes me pagesa direkte dhe grante investimesh. Kjo shumë, tha ai, përfaqëson një rritje prej 16% krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2025.

Ministri bëri të ditur gjithashtu se skema kombëtare e mbështetjes do të rishikohet, në bazë të sugjerimeve dhe shqetësimeve të vetë fermerëve, me synimin për ta afruar atë me praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër, ai theksoi se ekipet e ministrisë do të zhvillojnë takime në të 12 qarqet e vendit për të përshtatur skemat me realitetin në terren.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe skemës së re të kompensimit për fermerët, sipas së cilës fermerët që shesin prodhimet e tyre tek grumbulluesit, përpunuesit apo agroturizmi do të kompensohen me 10% të vlerës së faturës, si dhe instrumenteve financiare si Garancia Sovrane, që lehtëson aksesin në kredi me interesa të ulëta.

Në fjalën e tij, Salla theksoi rëndësinë e sigurisë ushqimore, për të cilën ai informoi se janë parashikuar 2,9 miliardë lekë në buxhetin e vitit 2026, si dhe investimet në peshkim, këshillimin bujqësor, digjitalizimin dhe inovacionin në sektor.

“Siguria ushqimore është një prioritet kombëtar. Synojmë që të forcojmë ISUV-in si i vetmi laborator reference kombëtare dhe 7 laboratorët rajonalë. Për ju, kjo do të thotë që sa më cilësor dhe i kontrolluar të jetë prodhimi juaj, aq më shumë rritet vlera e tij në treg dhe aq më shumë hapen dyert për eksport, sidomos në tregun evropian”, deklaroi Salla.

Ai bëri të ditur se është duke u hartuar ligji “Për urdhrin profesional të agronomit”, ku roli i agronomit do të kthehet në aset për të rritur cilësinë e shërbimit që i ofrohet fermerëve.

“Po ndërtojmë për herë të parë një zinxhir të plotë dhe të digjitalizuar për kontrollin e qarkullimit të produkteve të mbrojtjes së bimëve në farmacitë bujqësore, njësoj si tek farmacitë humane”, u shpreh ministri Salla.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vlerësoi rolin e fermerëve në zhvillimin e zonave rurale dhe integrimin evropian të bujqësisë shqiptare.

“Ju jeni ata që e mbani fshatin gjallë dhe që po e çoni bujqësinë shqiptare drejt standardeve evropiane. Qeveria do të jetë pranë jush, në vendimmarrje dhe në terren, për të realizuar vizionin “Bujqësia 2030””, u shpreh Salla.

Marrë nga ATSH

Rama: Brenda vitit, finalizohet Banka e Zhvillimit e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se brenda këtij viti finalizohet Banka e Zhvillimit e Shqipërisë.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Spiropali të martën në Athinë: Bisedime 360 gradë për çështjet në tryezë

Përpara vizitës së saj zyrtare në Athinë të martën e ardhshme, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Brenda vitit, finalizohet Banka e Zhvillimit e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se brenda këtij viti finalizohet Banka e Zhvillimit e Shqipërisë.