Pagesa 100% për fermerët nga Skema kombëtare, deri në fund të vitit

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur sot se deri në fund të vitit do të bëhet e mundur pagesa 100% e mbështetjes për fermerët nga skema kombëtare.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur sot se deri në fund të vitit do të bëhet e mundur pagesa 100% e mbështetjes për fermerët nga skema kombëtare.

Gjatë një takimi në Elbasan me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit, ku mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, Salla theksoi se gjatë këtyre viteve, Qeveria ka punuar për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe rural në Shqipëri.

“Qeveria rriti mbështetjen buxhetore dhe financoi mbi 65 mijë fermerë në gjithë vendin, si dhe financoi ferma, serra, stalla, agroturizëm dhe akuakulturë, rriti investimet në ujitje, kullim dhe mbrojtje nga përmbytjet”, tha ai.

Ministri Salla shtoi se për fermerët që deri më sot janë paguar deri në 50%, është parashikuar në aktin normativ shlyerja e pjesës së mbetur brenda këtij viti buxhetor, duke garantuar që çdo fermer të marrë mbështetjen e plotë që i takon.

Ai vuri në dukje se përveç pagesave direkte, një pjesë e rëndësishme e buxhetit shkon në skemën e investimeve.

“Në thirrjen e fundit u regjistruan mbi 800 aplikime, të cilat do të vazhdojnë të zbatohen edhe në vitin 2026, me një injektim prej së paku 2 miliard lekësh në sektor”, u shpreh Salla.

Ministri vuri në dukje se përveç skemave të mbështetjes dhe granteve, ekzistojnë edhe instrumente financiare për investime më të mëdha, përfshirë Garancinë Sovrane.

“Qeveria shqiptare mbështet fermerët dhe agrobizneset duke u mundësuar marrjen e kredive me mbulim deri në 70% të kolateralit dhe me interes 2%. Kërkesa për akses në financa ka qenë e lartë, dhe deri tani rreth 300 fermerë kanë nisur procesin e aplikimit në banka, ndërsa një pjesë e mirë tashmë ka përfituar kredinë”, u shreh Salla.

Sipas tij, qeveria ka vendosur fokus edhe te fermeri dhe pensioni rural.

“Pensionet do të rriten nga 11,500 lekë sot, në 18,000 lekë deri në vitin 2030. Nga janari i vitit 2026, pensionet do të rriten çdo muaj, pa llogaritur indeksimin vjetor që do të vijojë normalisht vit pas viti”, tha ai.

Pirdeni: Forcim i mbrojtjes për sinjalizuesit e shkeljeve të mundshme të ligjit

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Pirdeni: Forcim i mbrojtjes për sinjalizuesit e shkeljeve të mundshme të ligjit

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike…