Kumbaro: 334 drejtues të arsimit certifikohen nga Shkolla e Drejtorëve


Shkolla e Drejtorëve certifikoi sot 334 aspirantë për drejtues shkollash, të cilët iu nënshtruan programit të trajnimit përgatitor.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast u certifikua edhe brezi i parë i 63 drejtuesve të arsimit parashkollor.

Në ceremoni morën pjesë dhe mbajtën fjalë përshëndetëse ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, nënkryetarja e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, bashkëdrejtuesi i AADF, Martin Mata, si dhe Drejtuesja e Shkollës së Drejtorëve, Jola Kepi.

Në fjalën e saj Kumbaro e vlerësoi Shkollën e Drejtorëve si një standard kombëtar të krahasueshëm me modelet më të mira europiane.

“Ju si aspirantë për drejtues shkollash nuk jeni thjesht administratorë, por shumë më tepër. Jeni udhëheqës të komuniteteve, të foleve të dijes ku formohen të rinj. Është në fuqi detyrimi që çdo kandidat i cili konkurron për të qenë drejtor i një shkolle, duhet të ketë certifikatën e shkollës. Shkolla e drejtorëve është sot një standard kombëtar i krahasueshëm me modelet më të mira europiane”, theksoi Kumbaro.

Ministrja Kumbaro solli në vëmendje edhe rezultatet pozitive të Shqipërisë, në testimin TALIS, kryer me mbi 4500 mësues në mbi 300 shkolla, duke theksuar se me buxhetin e vitit 2026 për arsimin do të vijojë trajnimi i mësuesve, veçanërisht në lëndët e TIK.

“Mbi 96% e mësuesve kanë deklaruar se trajnimet nga Shkolla e Drejtorëve dhe Agjencia e Sigurisë së Cilësisë të Arsimit Parauniversitar, u kanë ndikuar në përmirësimin e mësimdhënies. 98% të mësuesve sipas të njëjtit sondazh flasin për marrëdhënie të mira profesionale me drejtuesit e tyre dhe Shkolla e Drejtorëve ndikon në rritjen e kësaj klime, ndërsa 95% e mësuesve shqiptarë ndihen pjesë e vendimmarrjes së shkollës kundrejt 78% e mesatares së vendeve të OECD. Për vitin 2026 është parashikuar një buxhet që do të jetë më i larti historik për arsimin, ku një pjesë shkon për trajnimin e vazhdueshëm të mësuesve”, nënvizoi Kumbaro.

Ministrja Kumbaro informoi se “rreth 60 % e mësuesve do të vijojnë të trajnohen në vitin 2026, sidomos në lëndët e reja të teknologjisë së komunikimit e informacionit që janë një risi, e ku konkurrencën ndonjëherë e kemi më të madhe për nxënësit. Jemi të gjithë bashkë timonierë të së njëjtës anije për të çuar përpara detyrën më të rëndësishme që mund të ketë një komb: atë të së ardhmes”.

Në përfundim të aktivitetit, u ndanë edhe çmime për pjesëmarrësit me rezultatet më të larta në procesin e certifikimit.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Program i ri për përgatitjen e biznesit për tregun e përbashkët të BE

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ishte e pranishme sot në prezantimin e gjetjeve të raportit mbi gatishmërinë e…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Program i ri për përgatitjen e biznesit për tregun e përbashkët të BE

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ishte e pranishme sot në prezantimin e gjetjeve të raportit mbi gatishmërinë e…