Vengu: Projektbuxheti 2026 i Mbrojtjes, investime në FA, industri dhe emergjenca civile

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu do të paraqesë sot në Kuvend projektbuxhetin e vitit 2026 për sektorin e mbrojtjes, të cilin e ka cilësuar si “historik, nga përmasat dhe nga projektet që financon”.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu do të paraqesë sot në Kuvend projektbuxhetin e vitit 2026 për sektorin e mbrojtjes, të cilin e ka cilësuar si “historik, nga përmasat dhe nga projektet që financon”.

Sipas ministrit, buxheti i Mbrojtjes për vitin e ardhshëm arrin në 59 miliardë lekë, duke kapur për herë të parë nivelin 2,12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, më të lartin në 35 vitet e fundit.

Vengu ka theksuar se ky buxhet synon të sigurojë paga dhe pensione më të larta, më shumë zhvillim ekonomik, rritje të investimeve publike dhe forcimin e shtetit shqiptar.

Ai ka bërë të ditur se projekti parashikon investime të mëdha në Forcën Ajrore, Forcën Detare, Forcat Speciale dhe Komandën e re të mbrojtjes kibernetike, si edhe rritje të kapaciteteve operacionale dhe luftarake.

Po ashtu, gjatë vitit 2026 parashikohet rekrutimi i 720 rekrutëve të rinj, duke e kthyer Forcën e Armatosur, siç ka theksuar Vengu, në një destinacion tërheqës për të rinjtë që kërkojnë karrierë akademike dhe profesionale në ushtri.

Buxheti përfshin edhe investime të mëdha në emergjencat civile, me nisjen e ndërtimit të dy qendrave të reja rajonale në Krujë dhe Bushat, si edhe me rinovimin e flotës zjarrfikëse kombëtare me mjete të prodhuara në industrinë ushtarake shqiptare “Made in Albania”.

Një tjetër fokus është zhvillimi i industrisë vendase të mbrojtjes, që pritet të zgjerohet me prodhimin e municioneve, mjeteve të blinduara, mjeteve taktike, uniformave, dronëve dhe sistemeve antidron. Sipas ministrit, kjo industri do të shërbejë si një motor i ri për ekonominë kombëtare.

Ministri Vengu deklaron se miratimi i këtij projektbuxheti “nuk është vetëm një vendim politik, por një akt kombëtar që hap një kapitull të ri për Forcat e Armatosura dhe për sigurinë e vendit”.

/Marrë nga ATSH

Hoxha: MEPJ dhe përfaqësitë diplomatike në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët në Lindjen e Mesme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, theksoi se shërbimi publik mbetet detyra dhe përgjegjësia kryesore e çdo…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: MEPJ dhe përfaqësitë diplomatike në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët në Lindjen e Mesme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, theksoi se shërbimi publik mbetet detyra dhe përgjegjësia kryesore e çdo…