Lamallari në Strasburg, takime me zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari gjatë qëndrimit në Strasburg, zhvilloi sot takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.


Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari gjatë qëndrimit në Strasburg, zhvilloi sot takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.

Në takim, sipas Lamallarit, u bisedua mbi partneritetin strategjik Shqipëri–KE dhe mbështetjen që vendi ynë merr në proceset transformuese të drejtësisë.
Po ashtu, ministri i Drejtësisë takoi edhe Presidentin e Asamblesë Parlamentare, Theodoros Rousopoulos si dhe Michael O’Flaherty, Komisioner për të Drejtat e Njeriut. Në takimet me ta, Lamallari riafirmoi angazhimin e palëkundur për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, veçanërisht të grupeve më vulnerabël të shoqërisë.

“Diskutime të frytshme për të forcuar bashkëpunimin tonë në fushën e shtetit të së drejtës, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe zbatimit të reformave që Shqipëria po ndërmerr me vendosmëri. Vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të çuar përpara standardet europiane dhe për të forcuar institucionet demokratike në vendin”, shkroi Lamallari në rrjetet sociale.

Burimi ATSH

Salla: Modele të reja zhvillimi dhe partneritet publik-privat për një bujqësi moderne

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi sot një takim me partnerët ndërkombëtarë për zhvillim, ku diskutuan mbi…

Global 360

Osmani: Do të jemi bashkë me Shqipërinë krah SHBA-së në Bordin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh mbrëmjen e sotme pas nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos, ku ajo firmosi krah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Salla: Modele të reja zhvillimi dhe partneritet publik-privat për një bujqësi moderne

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi sot një takim me partnerët ndërkombëtarë për zhvillim, ku diskutuan mbi…