Gara për kreun e SPAK, Xholi: Synoj rritjen e cilësisë së hetimeve, do t’i jap zgjidhje statusit të prokurorit

Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) u zhvillua sot dëgjesa publike me kandidatët për drejtues të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.


Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) u zhvillua sot dëgjesa publike me kandidatët për drejtues të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

I pari që paraqiti platformën e tij para anëtarëve të KLP-së ishte Adnan Xholi, i cili theksoi se vlerëson se nga ana formale i plotëson kriteret që përcakton KLP për ngritjen në detyrë.

Gjatë prezantimit, për rreth 1 orë e 30 minuta, Xholi shprehu besimin se ka aftësitë e duhura profesionale për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme të reformës në drejtësi.

“SPAK ndodhet në një fazë konsolidimi, ku implementimi i strategjive të institucionit lidhet drejtpërdrejt me përmbushjen e misionit kushtetuese, luftën pa kompromis kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar. Po aq e rëndësishme është edhe mbrojtja dhe integriteti i pavarësisë së institucionit, mbrojta e magjistratëve-prokurorë nga sulmet e padrejta që u bëhen për shkak të detyrës apo gjatë detyrës. Shpreh vlerësimet maksimale ndaj trupës së SPAK, për rezultatet që kanë arritur, pasi secili prej tyre është kandidat potencial për ta drejtuar atë strukturë. Kanë arritur rezultate konkrete në luftën kundër kriminalitetit, krenar që punoj me ata dhe do t’i mbështes në çdo situatë, pavarësisht votimit të sotëm”, tha Xholi.

Xholi shtoi se “ka ardhur koha që të vijohet me hetimet të mëtejshme cilësore, në kohë të shpejtë, për të goditur kriminalitetin si me hetimet penale, po ashtu dhe me hetimet pasurore, me qëllim identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve të krimit, për të çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe promovimin e barazisë para ligjit për të gjithë qytetarët”.

Xholi theksoi se falë reformës në sistemin e drejtësisë tashmë prokuroria është organ i decentralizuar.

“Prokurorët janë të pavarur, drejtuesi është menaxher i cili, si i parë mes të barabartëve, ka detyrimin ligjor dhe moral të sigurojë kushtet e nevojshme të punës, të orientojë burimet njerëzore që ka në dispozicion, si dhe kapacitetet e infrastrukturës, për të goditur paligjshmërinë. Roli i drejtuesit megjithëse është menaxherial ka në fokus arritjen e rezultateve sa më të suksesshme”, tha Xholi.

Synimi i tij, tha Xholi, është të rrisë cilësinë e hetimeve dhe të ruajë standardet më të larta.

Më tej, Xholi u ndal edhe te statusi i prokurorëve të SPAK, ku premtoi se do të angazhohet që ky status të marrë zgjidhje. Gjithashtu theksoi se do të kërkojë shtimin e numrit të prokurorëve.

“T’i japim zgjidhje statusit të prokurorëve, por deri tani ka ngelur në vesh të shurdhër. Do insistoj bashkë me ju, si qeverisje e prokurorëve, që statusi i prokurorit të SPAK të marrë zgjidhje, nuk e them për veten time, kthehem në Prokurorinë e Përgjithshme, por bëhet fjalë për kolegë të tjerë që vijnë nga prokuroritë e shkallëve të para, disa prokurori janë të shkrira. Nuk ka prokurorë të pazëvendësueshëm, por eksperienca që këta prokurorë kanë fituar, do humbasë.

“Këto prokurorë janë përballur me grupet më të rrezikshme kriminale dhe do lihen në mëshirë të fatit në këto zyra që do shkojnë, do humbasë ekspertiza, memoria e institucionit, për çështje që nuk varen nga ne, por jemi në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe zgjasin me muaj e me vite. Kushdo që të vijë e ka të pamundur të shohë se çfarë bëhet në ato doje, jo të përfaqësojë në gjykim. Do kërkoj shtimin e numrit të prokurorëve të posaçëm. Që të mos jemi para standardeve të drejtësisë së mohuar, do duhet të shtohet numri i prokurorëve”, tha Xholi.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali pret zv.kryeministren e Moldavisë: Zgjerimi i BE-së, kyç për sigurinë dhe paqen

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi një takim në Tiranë me Cristina Gherasimov, zëvendësekryeministre për Çështjet…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali pret zv.kryeministren e Moldavisë: Zgjerimi i BE-së, kyç për sigurinë dhe paqen

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi një takim në Tiranë me Cristina Gherasimov, zëvendësekryeministre për Çështjet…