Fermeri nga Divjaka kthehet nga emigracioni, Salla: Shembull i mundësive në bujqësi

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka sjellë në vëmendje sot historinë e Pirro Bulit nga Divjaka, një fermer i cili pas shumë vitesh emigrimi në Greqi është rikthyer në Shqipëri për të investuar në sektorin bujqësor dhe për të ngritur një sipërmarrje bashkëkohore me serra prodhimi.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka sjellë në vëmendje sot historinë e Pirro Bulit nga Divjaka, një fermer i cili pas shumë vitesh emigrimi në Greqi është rikthyer në Shqipëri për të investuar në sektorin bujqësor dhe për të ngritur një sipërmarrje bashkëkohore me serra prodhimi.

Sipas ministrit Salla, rikthimi i Bulit dhe nisma e tij për të ndërtuar një aktivitet modern bujqësor janë shembull i qartë i mundësive që po krijohen sot për fermerët nëpërmjet politikave të reja mbështetëse të qeverisë. Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, Buli ka përfituar 50% financim për të blerë mekanikë bujqësore të teknologjisë së fundit, e cila po transformon mënyrën e punës në fermën e tij.

Mekanika e re bujqësore ka zëvendësuar proceset e lodhshme tradicionale, duke reduktuar ndjeshëm kohën dhe koston e punimeve bujqësore. Kjo ka bërë që Pirro Buli të rrisë rendimentin e prodhimit, të ulë shpenzimet dhe të krijojë një bazë solide për të zhvilluar më tej sipërmarrjen e tij.

Salla vuri në dukje se historia e tij nuk është e vetme, por pjesë e një trendi të ri ku shumë të rinj po kthehen nga emigracioni dhe po investojnë në bujqësi, falë programeve të mbështetjes dhe orientimit drejt teknologjisë moderne.

“Pirro Buli është një prej dhjetëra fermerëve që jo vetëm po modernizojnë prodhimin, por po tregojnë se bujqësia mund të jetë një sektor i qëndrueshëm dhe fitimprurës kur ka vizion, përkushtim dhe mbështetje konkrete financiare”, u shpreh ai.

Ministri nënvizoi se mbështetja për fermerët do të vijojë, me synimin që modernizimi i fermave dhe rritja e prodhimit vendas të bëhen një realitet i prekshëm në çdo zonë rurale të vendit.

Fermeri nga Divjaka tregon se kultivon në fermën e tij perime të freskëta. “Mbështetja nga AZHBR për blerjen e teknologjive bujqësore na ka lehtësuar punën dhe ka ndikuar në rritjen e prodhimit”, tha Buli.

Burimi ATSH

Begaj uron Fitër Bajramin: Qoftë kjo festë ditë solidariteti për të gjithë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përcolli sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj uron Fitër Bajramin: Qoftë kjo festë ditë solidariteti për të gjithë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përcolli sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së…