Sejko: Pagesat elektronike reduktojnë përdorimin e parasë fizike dhe formalizojnë ekonominë

Qeveria ka ndërmarrë nismën kombëtare për reduktimin e parasë fizike (cash) dhe rritjen e pagesave digjitale.


Qeveria ka ndërmarrë nismën kombëtare për reduktimin e parasë fizike (cash) dhe rritjen e pagesave digjitale.

Në takimin që u zhvillua sot në Tranë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se në kuadër të modernizimit të sistemit të pagesave digjitale, Banka Qendrore ka ndërmarrë një sërë hapash dhe iniciativash konkrete për reduktimin e parasë cash dhe rritjen e përdorimit të pagesave elektronike në vend.

“BSH synon modernizimin e thellë të infrastrukturës së pagesave”, u shpreh Sejko.

Sipas tij, Banka e Shqipërisë ka realizuar disa reforma të rëndësishme ndër të cilat: miratimin e ligjit të ri për pagesat, licencimin e institucioneve të pagesave elektronike, zhvillimin e infrastrukturës për banking-un e hapur, anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA dhe vënien në funksion të plotë të sistemit SEPA për transfertat ndërkombëtare.

Ai bëri të ditur se aktualisht janë në proces edhe projekte të tjera madhore, përfshirë sistemin e pagesave të shpejta në bashkëpunim me Bankën e Italisë, i cili pritet të jetë gati deri në fund të vitit 2026.

Sejko u shpreh optimist se këto masa do të çojnë në reduktimin e ndjeshëm të parasë fizike në ekonomi dhe në rritjen e sigurisë, efikasitetit dhe transparencës së transaksioneve financiare.

I pranishëm në këtë takim, ministri i Financave, Petrit Malaj tha se nismat e Ministrisë janë plotësisht të harmonizuara me prioritetet e qeverisë për zgjerimin e përdorimit të pagesave digjitale.

Ai theksoi se në paketën fiskale 2026 janë parashikuar masat e para konkrete për reduktimin e transaksioneve me para fizike mes bizneseve dhe kufizimin e pagesave cash në marrëdhëniet mes bizneseve dhe individëve.

Malaj nënvizoi se objektivi i qeverisë është që deri në vitin 2030 të minimizohet përdorimi i cash-it në ekonomi dhe të thellohet formalizimi i aktiviteteve ekonomike në të gjithë sektorët.

Nisma e re, e cila shoqërohet me reforma ligjore, teknologjike dhe administrative, pritet të transformojë ndjeshëm mënyrën e kryerjes së pagesave në Shqipëri, duke e çuar vendin drejt standardeve moderne europiane të pagesave digjitale.

/Marrë nga ATSH

QSUT: Jeta e pacientëve nuk u cenua në asnjë moment nga ikja e energjisë, aparaturat jetike në funksion

Mbrëmjen e sotme, për shkak të një problemi në linjën 110kV të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), mbetën pa…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

QSUT: Jeta e pacientëve nuk u cenua në asnjë moment nga ikja e energjisë, aparaturat jetike në funksion

Mbrëmjen e sotme, për shkak të një problemi në linjën 110kV të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), mbetën pa…