Duka: Partneritet për të ardhmen e futbollit në rajon

Presidenti i FSHF-së dhe Zv.Presidenti i UEFA-s, Armand Duka, vizitoi Tetovën për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi që synojnë një nivel të ri profesionalizmi në futbollin e rajonit.


Futbolli modern po ndryshon me shpejtësi, nga organizimi i klubeve, te infrastruktura dhe mënyrat si fuqizohen talentet e rinj.

Pikërisht me këtë vizion zhvillimi, Presidenti i FSHF-së dhe Zv.Presidenti i UEFA-s, Armand Duka, vizitoi Tetovën për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi që synojnë një nivel të ri profesionalizmi në futbollin e rajonit.

Presidenti Duka u prit nga Kryetari i Komunës Tetovë, Bilall Kasami, ndërsa në takim morën pjesë edhe Drejtori Administrativ i FSHF-së, Aldi Topçiu, si dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Masar Omeragic, dhe Presidenti i FC Shkëndija, Lazim Destani.

Gjatë vizitës, Presidenti Duka bëri edhe një vizitë punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri në Tetovë, një projekt kyç që synon të përmirësojë infrastrukturën sportive dhe të ofrojë kushte moderne për futbollin në këtë rajon.

Në takim u diskutua gjithashtu mbi forcimin e futbollit të të rinjve, zhvillimin e infrastrukturës me standarde moderne, ngritjen profesionale të klubeve dhe akademive përmes trajnimeve të specializuara, si dhe nxitjen e iniciativave të përbashkëta që do të mundësojnë projekte ndërkombëtare dhe mbështetje institucionale në nivel rajonal.

Duka u shpreh se, qëllimi është i qartë, të krijohet një ekosistem futbolli që prodhon talente, rrit cilësinë dhe gjeneron më shumë mundësi zhvillimi ekonomik dhe social për komunitetet.

“Rajoni ka potencial të madh sportiv dhe ambicie për të ecur më përpara. Detyra jonë është të ndërtojmë partneritete që e kthejnë këtë potencial në rezultate konkrete” tha ai, duke theksuar se pozicioni i tij në UEFA hap mundësi të reja bashkëpunimi dhe mbështetjeje për iniciativat e këtij niveli.

Takimi konfirmoi vullnetin për hapa të përbashkët konkretë, të cilët synojnë të sjellin një standard të ri organizimi dhe inovacioni në futboll në rajon.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Beteja jonë, për mbrojtjen e kufijve kushtetues të pushteteve

Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur sot zërave që e kanë cilësuar si presion ndaj drejtësisë, dërgimin në Gjykatën Kushtetuese,…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Beteja jonë, për mbrojtjen e kufijve kushtetues të pushteteve

Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur sot zërave që e kanë cilësuar si presion ndaj drejtësisë, dërgimin në Gjykatën Kushtetuese,…