Mbi 908 mijë vizitorë të huaj vetëm në tetor

Fluksi i turistëve të huaj shënoi rritje edhe gjatë muajve të vjeshtës duke shënuar numra rekord.


Fluksi i turistëve të huaj shënoi rritje edhe gjatë muajve të vjeshtës duke shënuar numra rekord. Turistët tërhiqen nga plazhet e virgjëra dhe qytetet historike, mikpritja e banorëve, apo kuzhina tradicionale, që ofron një eksperiencë unike mes Europës dhe Mesdheut. Shqipëria ofron gjithashtu një kombinim unik të natyrës, kulturës dhe aktiviteteve aventuriere, nga male e liqene të kristalta te rrugët e vjetra që ruajnë histori shekullore.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, vetëm në muajin tetor, mbi 908 mijë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 19,3% krahasuar me tetorin e vitit 2024.

Në total, përfshirë edhe hyrjet e shtetasve shqiptarë, gjatë muajit të kaluar janë regjistruar mbi 1,5 milionë hyrje në të gjitha pikat doganore të vendit.

Të dhënat tregojnë se 95% e vizitorëve të huaj vijnë nga Europa, ku Evropa Jugore përfaqëson 73% të hyrjeve, ndërsa Europa Perëndimore 12%.

Për sa i përket qëllimit të vizitës, 98% e vizitorëve vijnë për turizëm ose vizita personale, një tregues që ka shënuar rritje prej 19,7% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar. Hyrjet për arsye biznesi dhe profesionale gjithashtu janë rritur, me 3,8%.

Në 10 muajt e parë të vitit 2025, Shqipëria ka mirëpritur mbi 11,1 milionë vizitorë, një rritje prej 6,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Burimi ATSH

Rama: Qeveria do të përmbushë çdo detyrim ndaj qytetarëve

Kryeministri Edi Rama garantoi sot mbështetje të plotë për qytetarët e prekur nga situata e përmbytjeve, duke theksuar se qeveria…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Qeveria do të përmbushë çdo detyrim ndaj qytetarëve

Kryeministri Edi Rama garantoi sot mbështetje të plotë për qytetarët e prekur nga situata e përmbytjeve, duke theksuar se qeveria…