Lamallari pret Lord Timpson: Thellojmë bashkëpunimin me Anglinë në fushën penale

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, priti në një takim zyrtar Lord Timpson, ministrin e Shtetit për Burgjet, Shërbimin e Provës dhe Uljen e Përsëritjes së Veprave Penale të Mbretërisë së Bashkuar.


Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, priti në një takim zyrtar Lord Timpson, ministrin e Shtetit për Burgjet, Shërbimin e Provës dhe Uljen e Përsëritjes së Veprave Penale të Mbretërisë së Bashkuar.

Lamallari tha se, takimi u fokusua tek forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën penale dhe sistemin penitenciar.

Ministri theksoi se marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar përbëjnë një bazë solide për të thelluar më tej bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimit të shtetit të së drejtës.

“Ne jemi të përkushtuar të avancojmë zbatimin e marrëveshjes për transferimin e të dënuarve, koordinimin e rasteve të ekstradimit dhe rritjen e efikasitetit të partneritetit gjyqësor. Marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona janë një premisë e shkëlqyer për të thelluar më tej bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimit të shtetit të së drejtës”, tha ai.

Ai ndaloi gjithashtu te qëndrimet diskriminuese që shpesh ushqehen ndaj komuniteteve të caktuara.

“Narrativat diskriminuese, përçarëse dhe frymëzuese të stereotipeve negative ndaj një kombësie të caktuar janë të padrejta, aspak korrekte dhe siç koha ka dëshmuar, në fund rezultojnë më së paku boshe apo dhe kundërproduktive”, u shpreh Lamallari, teksa vuri në dukje se ky takim është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit mes dy vendeve.

Burimi ATSH

Bashkëpunimi në administrimin tatimor, takim i përbashkët Shqipëri-Kosovë

Stafet e Administratës Tatimore të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës zhvilluan një takim të përbashkët pune, ku u diskutuan çështje…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Bashkëpunimi në administrimin tatimor, takim i përbashkët Shqipëri-Kosovë

Stafet e Administratës Tatimore të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës zhvilluan një takim të përbashkët pune, ku u diskutuan çështje…