Kos: Sistemi i pavarur gjyqësor, një nga arritjet më të mëdha të Shqipërisë

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos deklaroi sot se Bashkimi Europian pret nga vendet kandidate që të kenë një sistem gjyqësor që garanton siguri ligjore dhe të ndjekin vendimet e gjykatave.


Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos deklaroi sot se Bashkimi Europian pret nga vendet kandidate që të kenë një sistem gjyqësor që garanton siguri ligjore dhe të ndjekin vendimet e gjykatave.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në mbyllje të Samitit “Plani i Rritjes -Rruga jonë drejt BE-së”, Komisionerja Kos u pyet edhe mbi vendimin e GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kos u shpreh se nuk mund të komentojë çështje konkrete.

“Ajo që mund të them është që një sistem i pavarur gjyqësor është një nga arritjet më të mëdha të Shqipërisë gjatë viteve të fundit”, shtoi Kos.

Komisionerja për Zgjerimin vlerësoi se Shqipëria ka pasur një ecuri të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit.

“Këto ne i kemi pasur edhe si pjesë të gjetjeve tona dhe e kemi bërë edhe pjesë të raportit të Zgjerimit. Ajo që ka ndodhur gjatë viteve të fundit në Shqipëri në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjes së qytetarëve dhe të sektorit të biznesit është e paprecedent”, tha Kos.

Sipas saj, ajo që BE do nga çdo vend kandidat është që të ketë një sistem ku me ndihmën e sistemit gjyqësor do të ketë siguri ligjore, që në rast se dikujt i dhunohen të drejtat ka gjykata dhe ka gjykatës që do të kujdesen për këtë çështje.

“Raste të tilla ndodhin gjithandej, por e rëndësishme është që ne të ndjekim vendimet e gjykatës dhe kjo është ajo që kam dëgjuar nga kryeministri që do të ndodhi”, tha Komisionerja Kos.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Meshari” i Gjon Buzukut, vepra monumentale e gjuhës shqipe

Më 5 janar 1555 prifti katolik shqiptar dom Gjon Buzuku përfundoi së shkruari “Mesharin” e tij, që deri më sot…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

“Meshari” i Gjon Buzukut, vepra monumentale e gjuhës shqipe

Më 5 janar 1555 prifti katolik shqiptar dom Gjon Buzuku përfundoi së shkruari “Mesharin” e tij, që deri më sot…