Gonxhja: 7.4 mld lekë buxhet për MTKS në 2026

Projektbuxheti për vitin 2026 për Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka kulturën si kryefjalën e tij, sektor i cili do të përfitojë pjesën më të madhe të fondeve.


Projektbuxheti për vitin 2026 për Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka kulturën si kryefjalën e tij, sektor i cili do të përfitojë pjesën më të madhe të fondeve.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja është shprehur gjatë fjalës së mbajtur dje në Kuvend se kanë nisur shumë punë të mira, për programet, nismat e projektet sektoriale të MTKS-së.

Ministri ka theksuar se, projektbuxheti 2026 për MTKS-në, paraqet një vizion të qartë për forcimin e turizmit të qëndrueshëm, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe rritjen e kapaciteteve krijuese e sportive në vend.

Në këtë projektbuxhet, prioritetet strategjike pasqyrojnë angazhimin për zhvillim afatgjatë dhe rritje të ndikimit kulturor, ekonomik dhe social, me fokus rininë dhe të ardhmen.

Projektbuxheti 2026 për MTKS është 7.4 mld lekë buxhet total që është 20% më i lartë se ai i vitit 2025.

Ministri Gonxhja ka bërë me dije se “përkatësisht, kulturës i shkon pjesa më e madhe fondeve të ministrisë me 4.95 mld lekë, ose 67% e totalit të ministrisë, që është 19.4% më shumë se fondi i kulturës për 2025-ën. Për turizmin janë parashikuar 919 milionë lekë, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të sektori”.

Ai ka pohuar se sporti pritet të përfitojë 834.6 milionë lekë, ose 32% më shumë se fondi i një viti më parë.

Financimi i politikave rinore pritet të marrë 285.8 milionë lekë, ka deklaruar Gonxhja, vlerë që është 78% më e lartë se buxheti i mëparshëm.

Gjithashtu, ministri Gonxhja ka bërë me dije se 2.08 mld lekë do të shkojnë për paga dhe sigurime, 2.64 mld lekë për shpenzime operative dhe 2.66 mld lekë për investime kapitale.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali: Në prill mbahet Samiti IV i Diasporës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim online me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës,…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali: Në prill mbahet Samiti IV i Diasporës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim online me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës,…