Lamallari: Konsolidimi i Reformës në Drejtësi dhe kompensimi i pronarëve, prioritete për vitin 2026

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari deklaroi sot në Kuvend se buxheti 2026 synon konsolidimin e Reformës në Drejtësi duke garantuar funksionimin e çdo hallke të sistemit dhe përmirësimin e shërbimeve për një drejtësi më të drejtë për të gjithë.


Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari deklaroi sot në Kuvend se buxheti 2026 synon konsolidimin e Reformës në Drejtësi duke garantuar funksionimin e çdo hallke të sistemit dhe përmirësimin e shërbimeve për një drejtësi më të drejtë për të gjithë.

Gjatë prezantimit në seancë plenare të projektbuxhetit të Ministrisë së Drejtësisë, Lamallari theksoi se buxheti prej 14,96 miliardë lekësh adreson plotësisht nevojat për investime në sistemin e burgjeve.

Ai siguroi se do të investohet në ambiente të reja dhe në rikonstruksionin e disa godinave të vuajtjes së dënimit për të ulur mbipopullimin dhe për të siguruar kushte më të mira.

Konkretisht, sipas ministrit, sistemi i burgjeve përfiton plot 9,75 miliardë lekë të dedikuara për kushte më të mira jetese, siguri më të lartë, por edhe investime.

Lidhur me investimet në sistemin e burgjeve, Lamallari përmendi ndërtimin e IEPV Kukës dhe rikonstruksionin e IEPV Fushë-Krujë.

Ndërkohë, ministri theksoi se për shërbimin e kthimit dhe kompensimit të pronave janë parashikuar 2,83 miliardë lekë për përshpejtimin e zgjidhjes së dosjeve të mbetura.

Lamallari tha mes të tjerash se çdo shifër që prezantojmë sot është një reformë që vazhdon, një derë që hapet për qytetarin, një padrejtësi që korrigjohet, një standard europian që vihet në rrugën tonë drejt Shqipërisë 2030 në BE.

Buxheti 2026, sipas tij, mbështet konsolidimin e pavarësisë dhe efikasitetit të organeve të reja të drejtësisë dhe përmirësimi i kuadrit ligjor vendas në përputhje me atë të Bashkimit Evropian.

“Buxheti 2026 mbështet shtimin dhe përmirësimin e ndjeshëm të shërbimeve publike ligjore, më profesionale dhe më dinjitoze për çdo qytetar; forcimi i sistemit të drejtësisë për të miturit dhe rehabilitimi i tyre i orientuar drejt një të ardhme më të sigurt; ndihmë juridike falas, e aksesueshme për çdo qytetar në nevojë”, theksoi ai.

“Buxheti që ne kemi sjellë në Kuvend nuk është vetëm një instrument financiar, por është lokomotiva që çon përpara shtetin e së drejtës në Shqipëri, duke e lidhur çdo investim me detyrimet dhe pritshmëritë që burojnë nga procesi i negociatave me Bashkimin Europian”, theksoi ai.

Ky buxhet, sipas Lamallarit, siguron vazhdimësinë e palëkundur të reformave të ndërmarra, rritjen e kapaciteteve aktuale, forcimin e transparencës dhe llogaridhënies, përmirësimin e aksesit në drejtësi, mbrojtjen e të drejtave themelore të qytetarëve dhe konsolidimin e besimit të publikut tek drejtësia.

“Ne po tregojmë se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është thjesht një arritje diplomatike, e as një proces burokratik e formal, por negociatat për ne janë transformim i përditshëm i shtetit dhe shoqërisë, ku drejtësia është shtylla kryesore. Ky është buxheti me të cilin Shqipëria bën hapat domethënëse drejt përmbylljes së kapitujve 23 dhe 24, i shërben një sistemi që mbron qytetarin, garanton sigurinë juridike dhe e vendos vendin tonë krenar në rrugën e aspiratës së madhe Shqipëria 2030 – Shtet i së Drejtës”, theksoi Lamallari.

Dy vitet e ardhshme, sipas ministrit Lamallari, janë jetike dhe vendimtare për shqiptarët, të cilët më në fund do të kenë drejtësi europiane, drejtësi me standarde të panegociueshme demokratike.

/Burimi ATSH

Bashkëpunimi në administrimin tatimor, takim i përbashkët Shqipëri-Kosovë

Stafet e Administratës Tatimore të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës zhvilluan një takim të përbashkët pune, ku u diskutuan çështje…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Bashkëpunimi në administrimin tatimor, takim i përbashkët Shqipëri-Kosovë

Stafet e Administratës Tatimore të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës zhvilluan një takim të përbashkët pune, ku u diskutuan çështje…