Alberti: Miqësia Shqipëri–Itali po kthehet në projekte konkrete

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Marco Alberti, komentoi takimin e përbashkët të qeverive shqiptare dhe italiane, i cili u zhvillua disa ditë më parë në Romë.


Ambasadori i Italisë në Tiranë, Marco Alberti, komentoi takimin e përbashkët të qeverive shqiptare dhe italiane, i cili u zhvillua disa ditë më parë në Romë.

Takimi i nivelit të lartë, i shoqëruar nga praninë e kryeministrave të dy vendeve dhe 10 ministrave shqiptarë, u vlerësua nga ambasadori si një moment kyç për forcimin e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ambasadori Alberti theksoi se ky takim kishte një domethënie të veçantë për të dyja palët, pasi shërben si një mundësi për të transformuar miqësinë historike në rezultate konkrete. Ai shtoi se tani ka filluar faza e vërtetë e bashkëpunimit, e cila do të fokusohet në sektorët strategjikë, përfshirë mbrojtjen, sigurinë dhe zhvillimin e infrastrukturës.

“Ky është një takim i rëndësishëm në vazhdën e një marrëdhënieje strategjike dhe historike mes dy vendeve. Puna e vërtetë fillon tani, dhe është momenti që të shndërrojmë këtë miqësi në projekte konkrete”, tha Ambasadori Alberti.

Një nga fushat më të rëndësishme për të dyja qeveritë është sektori i mbrojtjes, ku Italia do të luajë një rol më të madh, duke kontribuar në modernizimin e kapaciteteve të Shqipërisë.

Projekti i përbashkët për modernizimin e kantierit të Pashalimanit, në kuadër të bashkëpunimit mes KAYO dhe FinCantieri, është një hap konkret për të rritur mundësitë e punësimit dhe për të futur inovacion në këtë sektor kyç.

Alberti vuri në dukje se atmosfera e bashkëpunimit gjatë takimit ishte shumë pozitive, falë marrëdhënies së ngushtë mes dy kryeministrave, e cila ndihmoi që ministrat e dy qeverive të punojnë me një sintoni të dukshme. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë që ky bashkëpunim të përkthehet në projekte konkrete që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Shqipërisë dhe Italisë.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm, që ambasadori theksoi, ishte bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe emergjencave civile, veçanërisht në kontekstin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe sfidave të përbashkëta për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Në përfundim, ambasadori Alberti shprehu besimin se ky takim ka hapur një rrugë të re për një bashkëpunim më të thellë dhe të suksesshëm mes dy vendeve, duke synuar forcimin e lidhjeve ekonomike, politike dhe strategjike për një rajon më të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Sala takim me homologun e Katarit: Digjitalizimi dhe zhvillimi i IA, bazë për sistem modern në shëndetësi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala zhvilloi sot një takim me ministrin e Shëndetit Publik të Shtetit të…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Sala takim me homologun e Katarit: Digjitalizimi dhe zhvillimi i IA, bazë për sistem modern në shëndetësi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala zhvilloi sot një takim me ministrin e Shëndetit Publik të Shtetit të…