Vengu dhe Crosetto nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe homologu i tij italian Guido Crosetto firmosën sot në Romë marrëveshjen mes Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Republikës Italiane për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe homologu i tij italian Guido Crosetto firmosën sot në Romë marrëveshjen mes Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Republikës Italiane për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të Samitit të parë ndërqeveritar Shqipëri-Itali që po zhvillohet sot në Romë nën drejtimin e kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni dhe kryeministrit Edi Rama.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Vengu vlerësoi se “Shqipëria dhe Italia ndajnë histori, bashkëpunim dhe një perspektivë të përbashkët”.

“Në kuadër të takimit ndërqeveritar midis dy vendeve tona, pata kënaqësinë të diskutoja me homologun tim Guido Crosetto mbi të ardhmen e bashkëpunimit tonë në mbrojtje dhe siguri, i cili do fuqizohet me nënshkrimin e marrëveshjes së re të bashkëpunimit”, u shpreh Vengu.

Ministri vlerësoi se “kjo shënon një faqe të re në kapitullin e pasur të partneritetit tonë trans-Adriatik, me vizione dhe interesa të njëmendta mbi sfidat e sigurisë në kontinentin tonë”.

Burimi ATSH

Korça e turistëve në çdo stinë

Festat e fundvitit e gjejnë Korçën plot jetë, me aktivitete kulturore që sjellin gëzim, muzikë dhe atmosferë festive në çdo…

Global 360

Kurti shpall fitoren në zgjedhje: Fitoi populli i Kosovës dhe Republika!

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe tha se kjo është fitorja “më e…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Korça e turistëve në çdo stinë

Festat e fundvitit e gjejnë Korçën plot jetë, me aktivitete kulturore që sjellin gëzim, muzikë dhe atmosferë festive në çdo…