
Meloni: Forum të përbashkët për sipërmarrjen, fokus Korridori VIII
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e cilësoi sot mbledhjen e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane historike dhe që hap një fazë të re në marrëdhëniet dypalëshe.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e cilësoi sot mbledhjen e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane historike dhe që hap një fazë të re në marrëdhëniet dypalëshe.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, pas mbledhjes së dy qeverive, Meloni tha se “është hera e parë që qeveritë takohen në një format të këtij lloji, por edhe për atë që ju sapo ishit dëshmitarë për sasinë dhe cilësinë e marrëveshjeve dypalëshe teknike dhe qeveritare të cilat u nënshkruan”.
Kryeministrja Meloni theksoi se “është e qartë, ne e dimë që marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë janë marrëdhënie që i kanë rrënjët shumë thellë, kanë qenë gjithmonë marrëdhënie të tilla konstante të vazhduara që shkojnë përtej interesave reciproke”.
Ne, vijoi Meloni, kemi qenë të gjithë paksa të mallëngjyer nga takimi i asamblesë sonë plenare me të paktën 20 ministra të cilët morën fjalën të gjithë duke folur në mënyrë ekskluzive në italisht dhe pa pasur praninë e përkthimit.
“Mendoni se sa tregon kjo gjë, se sa Italia ka qenë dhe është një pikë referimi për Shqipërinë”, tha Meloni.
Meloni u shpreh se “ajo çka ne duam të bëjmë me këtë ditë është që këtë marrëdhënie të jashtëzakonshme mes kombeve e vendeve tona ta shndërrojmë në një mësim, në një thesar, për ta fuqizuar edhe më shumë këtë marrëdhënie”.
Më tej Meloni u ndal tek marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.
“Është e qartë që Italia është partneri i parë tregtar i Shqipërisë, janë mbi 3 mijë kompani italiane, të cilat punojnë në Shqipëri dhe qëllim ynë është që t’i japim më shumë vëmendje duke i vendosur marrëdhëniet tona në një plan më të thellë”, tha Meloni.
Kryeministrja italiane bëri të ditur se “kemi lënë një tjetër takim, një tjetër objektiv atë të vendosjes të krijimit të një forumi ku do të përfaqësohen shoqëri, ndërmarrje që përfaqësojnë sistemin prodhues brenda gjashtë muajve të parë, nga sot”.
“Kemi përcaktuar drejtimet ku do të vijojë bashkëpunimi ynë në sektorë si energjia, transporti duke u përqendruar sidomos në veçanti tek Korridori VIII, rrugë e cila vjen nga Pulja duke kaluar në Shqipëri dhe duke vazhduar më tej drejt Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Sigurisht përafrimi i brigjeve të Adriatikut dhe shndërrimi i tij në në një korridor strategjik vë në dispozicion të të gjithëve infrastrukturën ekonomike, logjistike dhe energjetike që janë të pranishëm në jugun e Italisë dhe bëjnë që jugu i Italisë të jetë një hap shumë i rëndësishëm për këtë zonë që do të thotë të sigurosh më shumë mirëqenie, zhvillim, jo vetëm për Italinë e Shqipërinë, por për mbarë Europën e në tërësinë e saj”, theksoi Meloni.
Më tej Meloni tha se “folëm për shumë çështje pothuaj të gjitha këto çështje janë pjesë e bashkëpunimit dypalësh”.
“Edhe sot folëm për çështje që i takon politikës së jashtme, çështje që mbeten të hapura thelluam më tej zhvillimet e arritura në dosje praktika ndërkombëtare përfshirë, çështjen e Gazës luftën në Ukrainë dhe me të vërtetë kjo është një nga fazat e shumta të një bashkëpunimi që nis nga një miqësi që është e largët në kohë. Por, do të mbërrijë në një lloj bashkëpunimi që është më sistemik, por që përmban edhe integrimin e ekonomive tona edhe përfshirjen e zinxhirëve ekonomikë të përbashkët”, nënvizoi Meloni.
Kryeministrja italiane tha se “janë marrëveshje dhe mirëkuptime që kanë të bëjnë me sektorë të ndryshëm nga siguria tek financat dhe vullneti është ai i të vepruarit në mënyrë gjithnjë më të strukturuar”.
Burimi ATSH



















