Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Meloni

Sot në Romë do të zhvillohet takimi i parë G2G (Government to Government) me Italinë, një mbledhje e përbashkët e dy qeverive ku do të miratohen një sërë marrëveshjesh dypalëshe.


Kryeministri Edi Rama u prit sot në Romë me ceremoni zyrtare nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Sot në Romë do të zhvillohet takimi i parë G2G (Government to Government) me Italinë, një mbledhje e përbashkët e dy qeverive ku do të miratohen një sërë marrëveshjesh dypalëshe.

Mbledhja e përbashkët zhvillohet në funksion të thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve, përmes projekteve të përbashkëta, në fusha si ekonomia, energjia, mbrojtja, infrastruktura, etj.

Kryeministri Rama shoqërohet nga delegacioni me ministra të kabinetit dhe në vijim do të marrë pjesë në seancën plenare të mbledhjes ndërqeveritare.

Në kuadër të kësaj mbledhje është parashikuar edhe shkëmbimi i Marrëveshjeve Dypalëshe dhe Memorandumeve të Mirëkuptimit.

Mbledhja e parë mes qeverive të dy vendeve do të drejtohet nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë mbledhjes pritet të ketë dhe takime dypalëshe të ministrave me homologët e tyre. Marrëveshjet pritet të shtrihen në fushën e sigurisë, emigracionit, shëndetësia, energjia, turizmi, ekonomia e tjerë.

Burimi ATSH

Lamallari: 380 të dënuar lirohen menjëherë nga amnistia penale

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari u shpreh sot në një intervistë televizive, se kriteri që udhëheq Amnistinë Penale është rrezikshmëria…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Lamallari: 380 të dënuar lirohen menjëherë nga amnistia penale

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari u shpreh sot në një intervistë televizive, se kriteri që udhëheq Amnistinë Penale është rrezikshmëria…