Rama: Ministeriali i Korridorit VIII, hap i ri për forcimin e ndërlidhjes dhe sigurisë europiane

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Ministeriali i Korridorit VIII, i zhvilluar në Tiranë nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.


Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Ministeriali i Korridorit VIII, i zhvilluar në Tiranë nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Kryeministri Rama e cilësoi takimin si një moment të ri për avancimin e sinkronizuar të kësaj arterieje strategjike, duke theksuar rëndësinë e saj për ndërlidhjen, zhvillimin ekonomik dhe ndërveprueshmërinë mes vendeve aleate.

Sipas Kryeministrit, Korridori VIII përfaqëson një projekt që kontribuon në forcimin e arkitekturës së sigurisë europiane, duke rritur bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në rrjetet strategjike të transportit dhe infrastrukturës.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mirëpriti sot Ministerialin e Korridorit VIII, me fokus avancimin e bashkëpunimit strategjik në fushën e ndërlidhjes, qëndrueshmërisë dhe integrimit rajonal.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mikpriti krerët e delegacioneve pjesëmarrëse në këtë ministerial, kushtuar projektit strategjik për ndërlidhjen, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik, i cili synon të shndërrojë gjeografinë e rajonit në mundësi konkrete bashkëpunimi dhe rritjeje.

Në ministerial morën pjesë delegacionet e kryesuara nga Antonio Tajani, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme i Italisë; Timčo Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut; Nikolay Pavlov, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Bullgarisë; si dhe ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Octavian Şerban.

Sesioni ministror në Pallatin e Brigadave u drejtua nga ministrja Spiropali. Diskutimet u fokusuan në avancimin e Korridorit VIII si bosht strategjik për ndërlidhjen europiane, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal, duke forcuar njëkohësisht rolin e tij në qëndrueshmëri, mobilitet ushtarak dhe ndërveprueshmëri midis Bashkimi Europian dhe NATO-s.

Ministeriali u organizua në katër panele. Dy panelet e para trajtuan vizionin politik mbi prioritetin europian për zhvillimin ekonomik dhe rolin e Korridorit VIII si katalizator i ndërlidhjes së qëndrueshme dhe rritjes së gjelbër.

Paneli i tretë u fokusua në dimensionin gjeopolitik të projektit, ndërsa paneli i katërt trajton çështjet e financimit.

Aktiviteti përfshiu fjalët e hapjes nga ministrja Spiropali, të pasuara nga fjalimet e përfaqësuesve të vendeve pjesëmarrëse.

Më pas u realizua fotoja familjare, e ndjekur nga konferenca e përbashkët për shtyp.

Korridori VIII konsiderohet një projekt strategjik për ndërlidhjen, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik, që synon të forcojë integrimin rajonal dhe të rrisë qëndrueshmërinë përmes bashkëpunimit të koordinuar mes vendeve pjesëmarrëse.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…