Malaj: Buxheti i drejtësisë 28.8 miliardë lekë, 16 miliardë lekë më shumë se në vitin 2016

Ministri i Financave, Petrit Malaj, raportoi sot në Komisionin e për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike lidhur me projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”, tha se shpenzimet për drejtësinë kanë njohur rritje të konsiderueshme.


Ministri i Financave, Petrit Malaj, raportoi sot në Komisionin e për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike lidhur me projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”, tha se shpenzimet për drejtësinë kanë njohur rritje të konsiderueshme.

Sipas ministrit Malaj shpenzimet buxhetore janë parashikuar në vlerën 28.8 miliardë lekë për këtë sektor, apo 16 miliardë lekë më shumë se në vitin 2016. “Edhe në krahasim me vitin e shkuar buxheti ka rritje 500 milionë lekë më shumë”, theksoi Malaj.

Malaj sqaroi se gjatë 8 viteve të fundit në sektorin e drejtësisë janë realizuar investime shtesë në vlerën e rreth 200 milionë eurove, që përfshijnë si pagat ashtu edhe shpenzimet kapitale.

Ministri i Financave duke iu përgjigjur interesit të kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, Malaj tha se “më lidhje me pyetjen tuaj nëse vlera prej 200 milionë eurosh përfshin vetëm pagat apo të gjithë investimin e bërë në sektorin e drejtësisë. Këtu përfshihen të gjitha shpenzimet qofshin ato korente, pra pagat, qofshin shpenzimet kapitale. Pra në harkun kohor prej 8 vitesh investimet shtesë që kemi hedhur në sektorin e drejtësisë janë rreth 200 milionë euro”, tha Malaj.

Në vijim, ministri u ndal edhe te numri i punonjësve në administratën publike, duke theksuar se aktualisht në administratën qendrore janë të punësuar 87.112 persona, ndërsa në pushtetin lokal 36.000

Malaj tha se KLGJ është institucioni i dytë me rritjen më të madhe të punonjësve, pas ushtrisë që është në vendin e parë.

“Për vitin 2026 kemi rritur numrin e punonjësve me 675 veta ku pjesën më të madhe e merr ushtria. Kjo pasi mbrojtja ka detyrime ndaj NATO-s për të rritur numrin e forcave të armatosura në raport dhe me popullatën që ka Shqipëria, qoftë edhe në linjë me strategjinë që ka propozuar ministria e Mbrojtjes tashmë. Ajo që vlen të theksohet, institucioni i dytë që ka marrë numrin më të madh të punonjësve në vitin 2026 është KLGJ-ja me rreth 100 veta. Këta 100 veta janë kërkuar si ndihmës ligjorë për të përshpejtuar numrin e procesimit të dosjeve në gjykatat administrative”, tha Malaj.

Ministri i Financave gjatë fjalës së tij edhe pjesë të tjera të buxhetit, duke rreshtuar parashikimet buxhetore për vitin 2026.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ministeriali i Turizmit, Gonxhja: Përfaqësim dinjitoz i Shqipërisë, histori suksesi që meriton të dëgjohet

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë në Ministerialin e Turizmit të organizuar nga UN Tourism në…

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ministeriali i Turizmit, Gonxhja: Përfaqësim dinjitoz i Shqipërisë, histori suksesi që meriton të dëgjohet

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë në Ministerialin e Turizmit të organizuar nga UN Tourism në…