Celibashi: Procesi vijon normalisht, deri në orën 10:00 kanë votuar 2.42% e zgjedhësve

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u shpreh se “deri në orën 10:00 pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e votimit raportohet të jetë 2.42 për qind”.


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u shpreh se “deri në orën 10:00 pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e votimit raportohet të jetë 2.42 për qind”.

Celibashi u shpreh se përgjithësisht procesi ka filluar normalisht dhe në 81 për qind të qendrave të votimit, procesi ka nisur në orën 07:00.

Për sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në proces, Celibashi u shpreh se deri tani të drejtën e votës e kanë ushtruar 2.42 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

“Deri tani nuk janë raportuar problematika mbi fillimin e procesit të votimit në këto 5 bashki, as me përdorimin e pajisjeve elektronike të identifikimit të zgjedhësve. Në 100 për qind të qendrave të votimit, janë paraqitur operatorët e PEI. Nuk kemi transmetim në kohë reale në 18 qendra votimi për shkak të problemeve të mbulimit me valë, por po merren në rrugë operative”, u shpreh ai.

Duke folur për pjesëmarrjen në votime, Celibashi u shpreh se deri në orën 10:00 në bashkinë e Vlorës kanë marrë pjesë në votime 1.49%; në bashkinë Berat 2.57%; në bashkinë Cërrik 3.36%; në bashkinë Mat 6%; në bashkinë Tepelenë 4.73%.

I pyetur nga mediet lidhur me problematikat e raportuara për praninë e personave të paautorizuar në qendrave të votimit, Celibashi theksoi se “do të adresohet duke komunikuar edhe me Policinë e Shtetit nëse është nevoja”.

Sipas tij, “kjo është e ndaluar në mënyrë kategorike dhe do t’i nënshtrohen veprimeve të mëtejshme ligjore nga ana e KQZ-së të gjithë ata që mbajnë shënim kush votoi dhe kush jo dhe ata që përpiqen të intimidojnë votuesit në qendrat e votimit.

Burimi ATSH

Kastriot Xherrai, një jetë e ndërtuar me duar, mëndje dhe besim

Kastrioti është nga ata njerëz që nuk flasin për veten, por flet puna për ta.

Global 360

Osmani për Krishtlindje në Janjevë: Kosova është më e fortë falë solidaritetit

Në festat e fundvitit, kur vlerat njerëzore marrin kuptim më të thellë dhe shtëpitë mbushen me ngrohtësi, presidentja Vjosa Osmani…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kastriot Xherrai, një jetë e ndërtuar me duar, mëndje dhe besim

Kastrioti është nga ata njerëz që nuk flasin për veten, por flet puna për ta.