
Celibashi: Numërimi i votave në bashkinë Tepelenë do të bëhet me inteligjencë artificiale
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri të ditur sot se për herë të parë në bashkinë e Tepelenës do të përdoret inteligjenca artificiale në procesin e numërimit të votave.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri të ditur sot se për herë të parë në bashkinë e Tepelenës do të përdoret inteligjenca artificiale në procesin e numërimit të votave.
Në një komunikim me mediet, Celibashi sqaroi se ky informacion do të jetë publik në kohë reale në faqen e KQZ-së, në mënyrë krahasuese me të dhënat e rezultateve të numërimit në mënyrë manuale.
“Në çdo tavolinë numërimi kemi të instaluar kamera që regjistrojnë gjithë procesin e numërimit të fletëve të votimit, si është bërë edhe në zgjedhjet e shkuara. Të gjitha këto lexime të fletëve të votimit përmes do të bëhen një programi kompjuterik që bazohet në AI. Do të bëhet leximi automatik nga sistemi i fletës së votimit. Sistemi duke përdorur AI do ta kuptojë se për kë është votuar dhe rezultati vjen automatikisht në KQZ pa pritur që të bëhet tabulimi i rezultatit nga anëtarët e grupeve të numërimit”, tha Celibashi.
Çdo fletë votimi, sipas tij, “transmetohet në KQZ dhe leximi i saj bëhet me AI në serverat që janë instaluar atje”.
“AI është një program që të lehtëson në aspekte të ndryshme. Në rastin tonë në procesin e e numërimit të fletëve të votimit”, shtoi Celibashi.
Burimi ATSH


















