Gonxhja: Programi i Rijetëzimit i kthen kullat e veriut në qendra mikpritjeje dhe përvoje autentike

Kullat në katër rajone të vendit pritet t’i nënshtrohen një projekti rijetëzimi që synon të zgjerojë potencialin e turizmit kulturor dhe të trashëgimisë në vend.


Kullat në katër rajone të vendit pritet t’i nënshtrohen një projekti rijetëzimi që synon të zgjerojë potencialin e turizmit kulturor dhe të trashëgimisë në vend.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u shpreh sot se Programi Kombëtar për Rijetëzimin e Kullave do të rilindë kullat e veriut në qendra mikpritjeje, kulture dhe përvoje autentike në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës.

Sipas Gonxhes, ky program do të aplikohet në 14 bashki të vendit me trashëgimi dhe traditë, duke krijuar një itinerar të ri turistik që lidh historinë me zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve lokale.

Ky program shtrihet në dy faza, faza e parë në vitin 2025-2026 dhe do të fokusohet nëidentifikimin e kullave në 4 qarqe: Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Kukës. Kjo fazë përfshin hartimin e projekteve tip për secilin qark dhe zhvillimin e programit të plotë për rijetëzimin e kullave që synon të përfshijë më tepër aktorë të tjerë publikë, apo donatorë të tjerë.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka konceptuar së bashku me GIZ një program për rijetëzimin e kullave – shtëpi i fokusuar në disa elementë kryesorë:

Kullat si Ruajtëse të Identitetit Kulturor Kombëtar: Shtëpitë tradicionale – kullë janë një reflektim unik dhe autentik i historisë shqiptare, mënyrës së jetesës dhe arkitekturës. Rindërtimi i tyre luan një rol thelbësor në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe forcimin e identitetit kombëtar, veçanërisht në zonat malore ku këto tradita janë ende të gjalla.

Kullat dhe Përdorimi i Qëndrueshëm i Trashëgimisë: Duke rijetëzuar dhe përshtatur kullat për përdorim bashkëkohor(arsimi, turizmi, aktivitetet kulturore), këto struktura historike mund të transformohen nga objekte muzeale statike në elementë dinamikë dhe funksionalë të jetës së përditshme komunitare.

Kullat si Mjet për Edukimin dhe Ndërgjegjësimin Kulturor: Shtëpitë-kullë ofrojnë një mundësi për mësimin e historisë shqiptare, arkitekturës tradicionale dhe vlerave shoqërore. Ato ofrojnë një platformë unike për edukimin e brezit të ri dhe ngritjen e ndërgjegjësimit publik mbi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Faza e dytë do të zhvillohet në periudhën 2026-2028 dhe përfshin restaurimin e kullave, rijetësimin e tyre, lidhje me operatorë turistikë, përfshirje në itinerare dhe zhvillimin e produkteve të tjera turistike rreth kullave, etj.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci u shpreh sot në një reagim në rrjete sociale, se “ky program synon që kullat tradicionale të restaurohen dhe përshtaten në funksion të turizmit kulturor, promovimit të trashëgimisë dhe zhvillimit lokal, duke u kthyer në bujtina, qendra kulturore dhe pika atraktive që ruajnë historinë, identitetin dhe shpirtin e zonave malore”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Mbrojtja e fëmijëve dhe e familjes, në fokus të diskutimeve për Kodin e ri Penal

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Mbrojtja e fëmijëve dhe e familjes, në fokus të diskutimeve për Kodin e ri Penal

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me…