Ekspozita e Tetë Ndërkombëtare e Importit ka treguar hapjen në nivel më të lartë si dhe kontributin e Kinës në zinxhirin global të furnizimit

Ekspozita e tetë Ndërkombëtare e Importit të Kinës, e cila po zhvillohet në Shangai nga data 5 Nëntor deri në datën 10 Nëntor, ka tërhequr më shumë se 4100 ekspozues të huaj, përfshirë kompanitë kryesore globale


Nga Prof. Dr. Petraq Milo

Ekspozita e tetë Ndërkombëtare e Importit të Kinës, e cila po zhvillohet në Shangai nga data 5 Nëntor deri në datën 10 Nëntor, ka tërhequr më shumë se 4100 ekspozues të huaj, përfshirë kompanitë kryesore globale, për të treguar teknologjitë e tyre të përparuara, për të zhvilluar një ekosistem ndërsektorial, për të forcuar zinxhirët globalë të furnizimit dhe për të shfrytëzuar më tej tregun e gjerë të konsumit në Kinë. Ekspozita mbetet i vetmi panair në nivelin shtetëror që shërben vetëm për import. Ajo është një veprimtari e rëndësishme që pasqyron vullnetin dhe këmbënguljen e Kinës ndaj hapjes së nivelit më të lartë, për të kontribuar më tej për nxitjen e zhvillimit të ekonomisë globale. Në ceremoninë e hapjes, Kryeministri Li Qiang përsëriti angazhimin e Kinës për zhvillim me cilësi të lartë dhe hapje të mëtejshme, duke theksuar se “Kina do të vazhdojë t’i japë përparësi zhvillimit ekonomik dhe të përqendrojë përpjekjet e saj në ndjekjen e zhvillimit me cilësi të lartë, me theks të veçantë në zgjerimin e kërkesës së brendshme, veçanërisht në rritjen e konsumit, për të çliruar plotësisht potencialin e mega-tregut të saj prej 1.4 miliardë banorësh”.


Ekspozita e tetë Ndërkombëtare e Importit të Kinës, Shangai, Kinë Lindore/Foto nga VCG


Ekspozita e tetë Ndërkombëtare e Importit të Kinës, Shangai, Kinë Lindore/Foto nga VCG

Në Ekspozitën e tetë Ndërkombëtare të Importit, Kina jo vetëm që do të prezantojë produkte dhe teknologji të nivelit të lartë, por do të nxjerrë në pah edhe progresin e saj në hapjen e mëtejshme. Një tregues kyç i këtij angazhimi është ulja e vazhdueshme e artikujve në listat e ndaluara për investimet e huaja, të cilat përcaktojnë sektorë të kufizuar ose të ndaluar për kapitalin e huaj.

Ekspozita është një platformë që nxjerr në pah një lidhje të ngushtë midis ekonomisë kineze dhe atyre globale. Nuk ka dyshim se Kina ka përfituar shumë nga globalizimi dhe anëtarësimi në Organizatën Botërore të Tregtisë në vitin 2001. Me forcën dhe zhvillimin e saj ekonomik në rritje, inovacionin teknologjik dhe modelin efektiv të qeverisjes, Kina nuk është më vetëm një ndjekëse e rregullave ndërkombëtare, por është bashkuar në radhët e vendeve hartues të rregullave në politikën, ekonominë dhe teknologjinë botërore. Ekspozita e Tetë Ndërkombëtare e Importit të Kinës ofron një platformë të jashtëzakonshme për ekspozuesit e huaj nga 155 vende, përfshirë 123 vende partnere të “Një Brez, një Rrugë”, për të zgjeruar ekosistemin e tyre ndërsektorial, veçanërisht në energjinë e re, pajisjet e përparuara, biofarmaceutikën dhe teknologjitë e reja.


Ekspozita e tetë Ndërkombëtare e Importit të Kinës, Shangai, Kinë Lindore/Foto nga VCG


Ekspozita e tetë Ndërkombëtare e Importit të Kinës, Shangai, Kinë Lindore/Foto nga VCG

Në fushën e përballjes me ndryshimet klimatike, Kina është një fuqi globale kryesore në teknologjinë e gjelbër, duke dominuar prodhimin dhe inovacionin e paneleve diellore, turbinave me erë dhe automjeteve elektrike. Kontributi shembullor i Kinës ka ndihmuar ndjeshëm në uljen e kostove të investimeve të gjelbra, duke e bërë tranzicionin global të gjelbër një mundësi të zbatueshme. Hapja e derës së Kinës ndaj ekonomive globale jo vetëm që funksionon për interesat e saj ekonomike dhe politike, por i shërben edhe interesave të komunitetit ndërkombëtar. Në një peizazh global të shënuar nga revolucionet teknologjike dhe ndryshimet gjeopolitike, forcimi i marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimit strategjik me Kinën, nëpërmjet iniciativave të tilla si Iniciativa Globale për Zhvillim dhe Iniciativa “Një Brez, një Rrugë”, i ofrojnë ekonomive të vendeve të Jugut një mundësi të vlefshme për të kapërcyer pengesat e rritjes së ulët ekonomike, për t’u përballur me sfidat ekonomike afatgjata dhe për të ecur drejt një rritjeje më produktive dhe më gjithëpërfshirëse.

Ekspozita është një platformë që përfaqëson hapjen në nivel të lartë të Kinës. Për të rritur konsumin e mallrave dhe shërbimeve dhe për të nxitur forma të reja të konsumit, ekspozita për herë të parë po krijon aktivitete të veçanta për platformat e tregtisë elektronike dhe operatorët e rinj të kanaleve të shitjes me pakicë dhe po prezanton veprimtari të reja si ekonomia e argjendit, ekonomia e akullit dhe borës, ekonomia sportive dhe turizmi automobilistik, së bashku me platforma të reja për konsumin digjital dhe shëndetësor.

Që nga vitet 1970, hapja ka qenë politika themelore kombëtare e Kinës dhe tani një tipar dallues i modernizimit kinez. Një nga pjesët thelbësore të rëndësishme të historisë moderne të suksesit të Kinës mund t’i atribuohet angazhimit të saj të fortë për hapje të mëtejshme ndaj botës së jashtme dhe promovimit të reformës përmes hapjes ekonomike. Gjatë viteve të fundit, Kina e ka përshtatur kornizën e saj të hapjes me rregullat ndërkombëtare ekonomike dhe tregtare me standarde të larta. Në thelb të politikave të prezantuara në forumet më të larta drejtuese të vendit është përkushtimi për të zgjeruar vazhdimisht hapjen institucionale në nivel të lartë të vendit në vitet që vijnë, duke ndërmarrë një sërë masash të nevojshme.

E para do të jetë thellimi i reformave në zonat pilot të tregtisë së lirë. Që nga shtatori i vitit 2013, janë krijuar më shumë se 20 zona të tregtisë së lirë.


Ekspozita e tetë Ndërkombëtare e Importit të Kinës, Shangai, Kinë Lindore/Foto nga VCG


Ekspozita e tetë Ndërkombëtare e Importit të Kinës, Shangai, Kinë Lindore/Foto nga VCG

E dyta është përmirësimi i mjedisit të biznesit duke u orientuar më tepër drejt tregut në përputhje me rregullat ndërkombëtare per përmirësimin e sistemit rregullator me qëllim të uljes së kostove të transaksioneve në hapjen e një biznesi, regjistrimit të pronës dhe marrjes së kredisë. Tregtia përtej kufijve do të lehtësohet duke ulur më tej koston dhe kohën e importit dhe eksportit. Kreditë bankare do të jenë më pak të vështira për t’u marrë për ndërmarrjet, veçanërisht ato private dhe ato të financuara nga të huajt.

E treta është zvogëlimi i kufizimeve mbi investimet e huaja direkte. Edicioni i fundit i listës negative të Kinës për aksesin në investimet e huaja përfshin 29 artikuj, të cilët pritet të shkurtohen më tej. Gjithashtu dhe do të ndërmerren veprime për të siguruar që ndërmarrjet e huaja të marrin trajtim kombëtar në fusha të tilla si licencimi i kualifikimit dhe oferta. Si dhe hapja e mëtejshme e sektorit të shërbimeve, për të zgjeruar në mënyrë të rregullt hapjen e sektorëve të financave, telekomunikacionit, internetit, arsimit, kulturës dhe kujdesit shëndetësor.

Gjithashtu ekspozita është një platformë që kontribuon në një zinxhir furnizimi global. Ekspozita e Tetë Ndërkombëtare të Importit të Kinës u ofron firmave pjesëmarrëse një platformë jetësore për të dalë nga qarqet e tyre të ngushta, për të zgjeruar ndikimin brenda fushave të tyre specifike, për të zgjeruar ekosistemin e tyre ndërsektorial dhe për të forcuar pozicionin e tyre në zinxhirin global të furnizimit. Që nga vitet 1980, zinxhirët globalë industrialë dhe të furnizimit janë bërë mekanizma thelbësorë për bashkëpunim ekonomik ndërkombëtar.

Megjithatë, në vitet e fundit zinxhirët globalë industrialë dhe të furnizimit kanë kaluar nëpër transformime të rëndësishme dhe ndërprerje të shumëfishta. Në një kohë kur një rimëkëmbje e ngutshme ekonomike ka treguar nevojën thelbësore për bashkëpunim ndërkombëtar, kombet e mëdha, të pasura, zëvendësuan angazhimin e tyre ndaj globalizimit ekonomik me proteksionizëm dhe rivalitet strategjik. Duke promovuar rritjen e bashkëpunimit global, ekspozita tregon se zinxhirët global të furnizimit u mundësojnë vendeve në zhvillim të angazhohen në segmente specifike të sistemit global të prodhimit dhe të kenë akses në tregjet ndërkombëtare, duke përfshirë kapitalin, teknologjinë, talentin dhe produktet e ndërmjetme me kosto efektive, duke lehtësuar kështu industrializimin e tyre.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Ekspozita e Tetë Ndërkombëtare e Importit ka treguar hapjen në nivel më të lartë si dhe kontributin e Kinës në zinxhirin global të furnizimit

Ekspozita e tetë Ndërkombëtare e Importit të Kinës, e cila po zhvillohet në Shangai nga data 5 Nëntor deri në…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ekspozita e Tetë Ndërkombëtare e Importit ka treguar hapjen në nivel më të lartë si dhe kontributin e Kinës në zinxhirin global të furnizimit

Ekspozita e tetë Ndërkombëtare e Importit të Kinës, e cila po zhvillohet në Shangai nga data 5 Nëntor deri në…