Xhumari: Ligji i ri për menaxhimin e mbetjeve, hap konkret drejt BE-së

Politikat mjedisore të Shqipërisë deri në vitin 2030 dhe rruga drejt përafrimit me standardet e Bashkimit Europian ishin në qendër të diskutimeve gjatë Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.


Politikat mjedisore të Shqipërisë deri në vitin 2030 dhe rruga drejt përafrimit me standardet e Bashkimit Europian ishin në qendër të diskutimeve gjatë Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Në një panel të posaçëm sot mbi “Ekonominë qarkulluese dhe politikat mjedisore të qëndrueshme”, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve publike theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve, bizneseve dhe komuniteteve për arritjen e objektivave mjedisore kombëtare.

Ligji i ri për menaxhimin e mbetjeve, hap konkret drejt përafrimit me BE-në

Zëvendësministrja e Mjedisit, Elda Xhumari foli për ligjin e ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve, i cili, sipas saj, përbën një nga hapat më konkretë që ka ndërmarrë Shqipëria drejt përafrimit me direktivat e BE-së.

“Ky ligj ka në bazë parimin ‘ndotësi paguan’ dhe parashikon instrumente të qarta për ndërgjegjësimin e qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve. Qasja jonë është që strategjitë të kthehen në objektiva të matshëm dhe të arritshëm”, u shpreh Xhumari.

Ajo shtoi se aktualisht janë në proces diskutimi tre projektligje të tjera që ndjekin të njëjtin parim, duke përfshirë gjithashtu stimuj fiskalë dhe penalitete për ata që nuk respektojnë standardet mjedisore.

“Marrim modelet më të mira europiane dhe i përshtatim me realitetin shqiptar. Qëllimi është të motivojmë bizneset për të përdorur materiale të riciklueshme dhe për të reduktuar ndotjen”, theksoi zëvendësministrja.

Roli i komuniteteve dhe edukimit mjedisor

Në panel mori fjalën edhe Gëzim Shuli, drejtor ekzekutiv i shoqatës AlbNatyra, i cili theksoi rolin e rëndësishëm që kanë komunitetet në nismat mjedisore.

“Nuk janë gjithmonë bizneset që nisin iniciativa ‘green’, por njerëzit dhe komunitetet. Kur përfshijmë qytetarët në aktivitete konkrete, ndërgjegjësimi është shumë më i lartë se kur flasim në teori”, u shpreh Shuli.

Ekuilibri mes politikës dhe qytetarit

Eksperti i Institutit të Kërkimeve Urbane, Erni Kocani, e cilësoi zhvillimin e politikave mjedisore si një proces evolucionar social, ku ndërgjegjësimi publik dhe politika ecin paralelisht.

“Në dekadat e fundit, shoqëritë kanë kaluar nga kërkesa për mirëqenie ekonomike drejt kërkesës për të drejta mjedisore. Ligjet lindin si përgjigje ndaj ndërgjegjësimit qytetar, por edhe aktivizimi është shtytës për politikat publike”, tha Kocani. Ai theksoi se bizneset po fillojnë ta shohin mbrojtjen e mjedisit si mundësi zhvillimi ekonomik, duke u orientuar drejt praktikave të qëndrueshme dhe investimeve “green”.

Ekonomia qarkulluese, përtej “greenwashing”

Panelistët ranë dakord se ekonomia qarkulluese po shënon një fazë të re në Shqipëri, ku konceptet e qëndrueshmërisë nuk lidhen më vetëm me imazhin apo marketingun “green”, por me qasje konkrete financiare dhe mjedisore të qëndrueshme.

“Sot qëndrueshmëria nuk është më një luks apo trend, por një domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit”, u theksua në përfundim të diskutimit.

Siguria Ushqimore në Fokus të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës: Produktet shqiptare më të sigurta se ato të importit

Siguria ushqimore ishte një nga temat kryesore të diskutimit në edicionin e 31-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group. Ekspertë dhe përfaqësues institucionalë theksuan rëndësinë e teknologjisë dhe kontrolleve digjitale për garantimin e produkteve të sigurta në treg.

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arjan Jaupllari vuri në dukje nevojën për futjen e sistemeve elektronike të gjurmimit të produkteve dhe për rritjen e numrit të profesionistëve në fusha si agronomia, veterinaria dhe bioteknologjia.

“Siguria ushqimore është mision që kërkon teknologji dhe ekspertizë. Duhet t’u japim fermerëve mjetet për ta garantuar atë”, tha ai.

Ndërkohë, përfaqësuesja e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, Jona Boci, deklaroi se produktet shqiptare janë më të sigurta se ato të importit.

“Shumica e problematikave me pesticide janë gjetur te produktet e importuara, kryesisht nga rajoni. Produktet shqiptare janë më të kontrolluara dhe më të sigurta”, u shpreh Boci.

Nga ana tjetër, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) përmes përfaqësueses Yllka Allaraj, bëri të ditur se sistemi “Alert” funksionon në kohë reale për gjurmimin dhe bllokimin e produkteve të dyshuara, duke garantuar mbrojtjen e konsumatorit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Balluku në Athinë: Shqipëria synon të bëhet eksportuese neto e energjisë deri në vitin 2030

Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në takimin e 6-të të Partneritetit për Bashkëpunim…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Balluku në Athinë: Shqipëria synon të bëhet eksportuese neto e energjisë deri në vitin 2030

Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në takimin e 6-të të Partneritetit për Bashkëpunim…