Balluku në Athinë: Shqipëria synon të bëhet eksportuese neto e energjisë deri në vitin 2030

Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në takimin e 6-të të Partneritetit për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), që po zhvillohet në Athinë.


Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në takimin e 6-të të Partneritetit për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), që po zhvillohet në Athinë.

Në një prononcim për mediet Balluku tha se, “takimi i 6-të i Partneritetit për Bashkëpunimin Transatlantik në Energji shënon fillimin e një bashkëpunimi më të ngushtë mes Departamentit të Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe veçanërisht vendeve të Europës Qendrore dhe Jugore”.

Sipas saj, Sekretari i Energjisë, Chris Wright sot ka adresuar fjalën e tij me një vizion frymëzues që kishte në qendër sigurinë energjetike, bashkëpunimin transatlantik, por mbi të gjitha bashkërendimin e shteteve për të minimizuar impaktin e gazit rus në Europë.

“Athina zyrtare ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme gjatë P-TEC 6 për hapjen e dyerve europiane ndaj gazit të lëngshëm amerikan, duke e kthyer rajonin në një pikë strategjike më rëndësi jetike për gjeopolitikën. Në fjalën e tij, Sekretari Wright nënvizoi faktin se teknologjitë e reja, sidomos Inteligjenca Artificiale e aplikuar në fushën e energjetikës do të sillte shumë shpejt rezultate të jashtëzakonshme dhe zgjidhje të qëndrueshme për sektorin e energjisë në Europë. Në fjalën e tij, kryeministri Mitsotakis i cili përshëndeti P-TEC 6, njoftoi se për herë të parë në vitin 2024 Greqia arriti të kthehet në një vend eksportues neto”, u shpreh Balluku.

Ajo tha se, “gjatë këtij takimi pata rastin të informoj kolegët europianë dhe aleatët tanë strategjik, gjatë sesionit Ministerial, se Shqipëria synon brenda vitit 2030 të kthehet nga një vend importues, në një vend eksportues neto, si dhe të ndajë me ta planet e rëndësishme të interkonjeksionit, ku përfshihet jo vetëm korridori VIII energjetik, por edhe korridori i quajtur Lindje-Perëndim që shtrihet mes Rumanisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Italisë”.

Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit nënujor nga brigjet e Shqipërisë drejt Italisë, bëri të ditur Balluku, “është konsideruar nga të pranishmit si një investim i domosdoshëm për sigurinë energjetike të Europës Juglindore”.

“Angazhimi konkret i Departamentit Amerikan të Energjisë në sektorin energjetik europian është shpresëdhënës dhe garantues i qëndrueshmërisë dhe mbi të gjitha i pavarësisë energjetike”, tha ajo, teksa nënvizoi se, “një tjetër prezencë e rëndësishme këtu në P-TEC 6 në Athinë ishte sekretari amerikan i Punëve të Brendshme, Doug Burgum”.

Prezenca e tij, tha Balluku, “tregon qartazi rolin e rëndësishëm që energjia luan në sigurinë botërore”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nis në Europe House projekti WISA për fuqizimin e grave në media dhe rritjen e sigurisë digjitale

Në ambientet e Europe House u zhvillua sot ceremonia e lansimit të projektit “Weaving Digital Safety – Albania’s Women in…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nis në Europe House projekti WISA për fuqizimin e grave në media dhe rritjen e sigurisë digjitale

Në ambientet e Europe House u zhvillua sot ceremonia e lansimit të projektit “Weaving Digital Safety – Albania’s Women in…