Kina bën realitet hapjen e saj ndaj ekonomisë botërore dhe garantin besim dhe mundësi të panumërta për partnerët globalë

Shangai u bë përsëri qendra e vëmendjes së ekonomisë globale. Më 5 nëntor 2025 atje u hap edicioni i tetë i Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE – China International Import Expo).


Nga Dr. Enriko Ceko

Drejtor Ekzekutiv “Qendra Shqiptare për Zhvillim të Qëndrueshëm

Shangai u bë përsëri qendra e vëmendjes së ekonomisë globale. Më 5 nëntor 2025 atje u hap edicioni i tetë i Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE – China International Import Expo). Ky është i vetmi panair në botë në nivel shtetëror që është i dedikuar dhe si specializuar vetëm për import dhe si një veprimtari e tillë, nuk është thjesht ngjarje tregtare, as edhe një ngjarje tregtare më shumë në listën e tyre që zhvillohen në Kinë, por është kthyer tashmë në një platformë strategjike në të cilën Kina pasqyron qasjen e saj ndaj ekonomisë globale me anë të një ekonomie kombëtare edhe më të hapur dhe edhe më të lidhur ngushtësisht më shumë me tregun global. Kjo në një kohë kur proteksionizmi dhe konkurrenca e ashpër tregtare po ndikojnë në ndarjen ndërkombëtare të tregjeve dhe kjo është pikërisht arsyeja se përse ky panair është shumë i rëndësishëm. Edicioni i tetë i Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE – China International Import Expo) sjell një mesazh të qartë që: “Kina mbetet e përkushtuar ndaj hapjes, bashkëpunimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik global”.


Blerësit hyjnë në sallën e ekspozitës CIIE nga porta perëndimore e Qendrës Kombëtare të Ekspozitave, më 6 nëntor./Foto nga VCG

Faktikisht, në vitet e fundit, qasja ndaj globalizimit ka përballur sfida të shumta. Disa shtete të fuqishme, shoesh herë edhe duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, etj, kanë miratuar disa ide dhe masa proteksioniste, të cilat në fakt e kanë ngadalësuar tregtinë ndërkombëtare dhe e kanë fragmentuar këtë ekonomi me anë të tentativave për të copëtuar edhe zinxhirët globalë të furnizimit, megjithëse pa ndonjë sukses të dukshëm.

Në aspektin e marrëdhënieve me Kinën, tarifat e larta mbi importet e produkteve dhe shërbimeve kineze, kufizimet e ndryshme të drejtpërdrejta dhe të kamufluara për teknologjitë kritike që janë zhvilluar në Kinë nga teknologët dhe teknikët kinezë, përpjekjet për hedhjen e riskut ekonomik dhe financiar në kurrizin e Kinës, etj kanë synuar edhe krijimin e një klime jo të qëndrueshme për bizneset ndërkombëtare dhe specifikisht për ato që duan të zgjerojnë bizneset e tyre në Azi dhe specifikisht edhe në Kinë dhe pikërisht në këtë kontekst, hapja e tregut kinez nuk është thjesht dhe vetëm një veprim i thjeshtë dhe lehtësisht i lexueshëm ekonomik. Hapja e Kinës është mesazh i drejtë politik dhe mesazh i qartë diplomatik që synon stabilitet, besim dhe bashkëpunim.


Tregtarët e huaj në CIIE, më 6 nëntor, në Shangai/Foto nga VCG

Li Qiang, Kryeministri i Kinës, në fjalimin që mbajti me rastin e hapjes së këtij panairi, në edicionin e tetë të tij, theksoi në mënyrë eksplicite rëndësinë e bashkëpunimit dhe ju drejtua në mënyrë specifike me sens kritik pozitiv masat të njëanshme proteksioniste që “kanë pasur një ndikim të rëndë mbi rendin ndërkombëtar të tregtisë, kanë dëmtuar ekonominë botërore, sepse kanë sjellë sfida të mëdha për zhvillimin e shumë vendeve”. Është e qartë se Kina e sheh bashkëpunimin ekonomik si rrugën për të përballuar sfidat globale dhe për të krijuar mundësi të reja për të gjithë.

Në aspektin e shifrave, edicioni i tetë i këtij panairi shënoi rekorde.

1. Mbi 4,100 ndërmarrje pjesëmarrëse nga më shumë se 155 vende dhe rajone

2. Më shumë se 123 vende partnere të iniciativës “Belt and Road”.

3. Hapësira e ekspozitës shtrihet mbi 430,000 metra katrorë, duke reflektuar rritjen e vazhdueshme të besimit të pjesëmarrësve ndërkombëtarë në tregun kinez.

4. Firmat amerikane, evropiane dhe aziatike janë ndër të parat që kanë kërkuar prezencën, duke treguar një interes të madh për konsumatorët kinezë dhe mundësitë e bashkëpunimit industrial.


Zona e pajisjeve dhe produkteve mjekësore në CIIE, më 6 nëntor/Foto nga VCG

Por pas këtyre shifrave qëndron në të vërtetë suksesi i padiskutueshëm i këtij panairi, që nuk është sukses i vetëm organizatorit, që është shteti kinez. Është një sukses në tërësi i ekonomisë kineze dhe e atyre që kontribuojnë në të, masat qytetare dhe fshatare, punonjësit dhe klasa e teknokratëve dhe e shkollarëve kinezë.

Padyshim që pjesëmarrja në këtë panair ofron për bizneset e huaja dhe specifikisht për firmat ndërkombëtare, një “pasaportë besueshmërie”, që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me zhvillimin actual dhe të së ardhmes së ekonomisë kineze. Sipas kryeministrit Li Qiang, parashikohet që brenda pesë viteve ekonomia e Kinës të tejkalojë 170 trilion juanë (afërsisht 23.9 trilion dollarë amerikanë). Kjo jo vetëm që tregon madhësine dhe gjerësinë e tregut kinez, por një tregues cilësor dhe sasior i qëndrueshmërisë së saj dhe paralelisht edhe për mundësitë që ka kjo ekonomi për investime dhe bashkëpunim.

Tregu kinez përbën në mundësi për kompanitë e huaja sepse bëhet fjalë për një treg me 1.4 miliardë banorë, të arhdurat e të cilëve po rriten nga viti në vit dhe nga ana tjetër kjo kërkesë për produkte dhe shërbime lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe me mundësinë për zhvillimin e projekteve inovative, teknologjike dhe industriale.


Ushqimet dhe pijet alkoolike nga Amerika e Jugut në CIIE, më 6 nëntor/Foto nga VCG

Një fokus të veçantë ka në këtë panair edhe krijueshmëria dhe inovacioni bazuar në standarde. Robotika humanoide, teknologjitë biofarma, energjitë e reja, pajisjet e avancuara dhe shërbimet digjitale, janë vetëm disa segmente industrish që paraqiten në këtë panair, paralelisht me sektorët e tjerë dhe industritë e tjera premtuese për sot dhe për të ardhmen. Konkretisht, për herë të parë, në këtë panair janë krijuar hapësira të veçanta për tregtinë elektronike, kanalet e reja të shitjes dhe mënyrat e reja të konsumimit të produkteve dhe shërbimeve, të tilla si ekonomia e të moshuarve (silver economy), ekonomia e sporteve dhe ajo e turizmit automobilistik, zhvillime që tregojnë se Kina ka një qasje gjithëpërfshirëse ndaj konceptit të hapjes në nivel të lartë, si në aspektin praktik, ashtu dhe në aspektin e mbështetjes së hapjes së saj edhe nga ana institucionale dhe ligjore duke synuar krijimin e mundësive të qëndrueshme për operim në tregun e madh kinez, duke përfshirë sa më shumë aktorë globalë.

Kjo gjë paraqet një përparësi të dyfishtë për firmat e huaja dhe ato internacionale, globale dhe transnacionale. Jo vetëm qasje në një treg të madh dhe inovativ, por edhe mundësi bashkëpunimi në projekte të përbashkëta të teknologjisë dhe prodhimit, duke synuar zgjerimin dhe perfeksionimin e zinxhirëve të furnizimit, sepse tregu kinez jo vetëm që është treg konsumator gjigand, por është edhe një treg që ofron punonjës të mirëkualifikuar dhe diversifikim industrish, gjë që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në reduktimin e kostove të prodhimit.

Një hapësirë tjetër shumëdimensionale paraqitet në këtë panair edhe çështja e përfshirjes së vendeve të pazhvilluara dhe në zhvillim në një ekonomi më të gjerë globale gjithëpërfshirëse. Në edicionin e panairit të këtij viti ka më shumë se 163 ekspozues nga këto vende, përfshirë 53 vende afrikane, të cilat përfitojnë në mënyrë direkte nga politika kineze e “tarifave zero”, për të eksportuar produktet e tyre në Kinë.

Duke filluar nga dhjetori 2024, të gjitha vendet e pazhvilluara dhe në zhvillim me marrëdhënie diplomatike me Kinën, përfitojnë 100% trajtim zero-tarifor, një vendim dhe një masë që ka sjellë një rritje më shumë se 9.7% të importeve nga këto vende dhe kjo vetëm gjatë tre tremujorëve të parë të vitit 2025 (Janar – Shtator 2025).


Pavijonet ndërkombëtare me karakteristika unike kulturore në CIIE, më 6 nëntor./Foto nga VCG

Pra, duket se qasja e Kinës ndaj hapjes nuk është e kushtëzuar. Pra, Kina nuk është se po kërkon menjëherë reciprocitet. Ajo në fakt promovon hapje të pakushtëzuar, të qëndrueshme, efikase. Kjo bën që partnerët e saj ta shikojnë Kinën dhe ekonominë e saj si partner global të besueshëm dhe të shikojnë te Kina mundësi të reja për firmat e huaja të cilat duan të operojnë dhe të bashkëpunojnë në/me tregje të ndryshme.

Padyshim që me këto zhvillime, rritet dhe forcohet edhe aspekti i mirëmenaxhimit dhe forcimit të zinxhirëve globalë të furnizimit, të cilët për dekada e dekada me radhë kanë qenë mekanizma kryesorë për bashkëpunimin ndërkombëtar ekonomik dhe tregtar, sepse kanë qenë këto zinxhirë furnizimi që kanë bërë të mundur që vendet e përfshira në këta zinxhirë furnizimi të kenë qasje në kapital, teknologji dhe tregje ndërkombëtare.

Duke marrë parasysh edhe zhvillimet e të paktën dhjetë viteve të fundit, përfshirë sfidat e pandemive, katastrofave natyrore, luftërave të hapura dhe të fshehta tregtare, rivaliteteve teknologjike, etj, është Kina ajo që ofron platforma për stabilitet dhe lidhje edhe më të ngushta me ekonomitë e tjera, ciladtoqofshin këto ekopnomi. Të tëra firmat që duan të zgjerojnë veprimtarinë e tyre jashtë shtetit dhe që duan të investojnë e të bëjnë bashkëpunime me firmat vendase, mund të përdorin këto platforma për të zgjeruar ndikimin e tyre, për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme dhe për të siguruar pjesëmarrjen e tyre në zinxhirë furnizimi më rezistentë dhe edhe më efektivë.

Për partnerët ekonomikë të Kinës, kudoqofshin ata, hapja e Kinës nuk është vetëm dhe thjesht një mundësi tregtare më shumë. Kjo hapje përfaqëson partneritet strategjik të padiskutueshëm dhe kjo në një epokë të transformimeve teknologjike dhe sfidave gjeopolitike.

Kina me anë të iniciativave si Iniciativa e Zhvillimit global, Një Brez dhe një Rrugë, Iniciativa që përfshin Evropën dhe Jugun Global, etj., synon që të tërë të kenë mundësi të përfitojnë nga investimet e drejtpërdrejta, projektet infrastrukturore dhe aksesi në tregje të mëdha konsumatore dhe për kompanitë e huaja këto zhvillime janë momente themelore për të zgjeruar bashkëpunimin teknologjik dhe industrial, duke krijuar zinxhirë të integruar e duke përfituar padyshim edhe nga ekspertiza kineze në inovacion dhe prodhim.

Pra, ky panair nuk është thjesht dhe vetëm një ekspozitë produktesh dhe teknologjish. Është një dëshmi politike dhe ekonomike për përkushtimin e Kinës ndaj hapjes, bashkëpunimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, edhe pse mjedisi ndërkombëtar mbetet ende i tensionuar.

Kjo veprimtari tregtare dhe jo vetëm, ofron siguri, besim dhe mundësi konkrete për të zgjeruar aktivitetin në një nga tregjet më të mëdha dhe më dinamike të botës dhe në një kohë kur proteksionizmi kërcënon tregtinë globale dhe kur sfidat ekonomike kërkojnë bashkëpunim, ky premtim i drejtpërdrejtë i Kinës për hapje nuk është vetëm një parim politik, por paraqet padyshim një mundësi reale për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e një tregu global më të lidhur, më të fortë, më inovativ dhe edhe më të qëndrueshëm, dhe është pikërisht ky panair që demonstron qartë se bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet çelësi i zhvillimit të përbashkët.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Kina bën realitet hapjen e saj ndaj ekonomisë botërore dhe garantin besim dhe mundësi të panumërta për partnerët globalë

Shangai u bë përsëri qendra e vëmendjes së ekonomisë globale. Më 5 nëntor 2025 atje u hap edicioni i tetë…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kina bën realitet hapjen e saj ndaj ekonomisë botërore dhe garantin besim dhe mundësi të panumërta për partnerët globalë

Shangai u bë përsëri qendra e vëmendjes së ekonomisë globale. Më 5 nëntor 2025 atje u hap edicioni i tetë…