Ndryshimet fiskale 2026, nga “Paqja fiskale” te rivlerësimi i pasurive, kthim i TVSH për fermerët e paga minimale

Paralelisht me projektbuxhetin e vitit 2026, Ministria e Financave ka hartuar “Paketën tatimore 2026”, e cila përfshin një sërë ndryshimesh ligjore që synojnë rritjen e të ardhurave buxhetore dhe përmirësimin e administrimit fiskal, duke reduktuar shmangiet dhe evazionin tatimor.


Paralelisht me projektbuxhetin e vitit 2026, Ministria e Financave ka hartuar “Paketën tatimore 2026”, e cila përfshin një sërë ndryshimesh ligjore që synojnë rritjen e të ardhurave buxhetore dhe përmirësimin e administrimit fiskal, duke reduktuar shmangiet dhe evazionin tatimor.

Në këtë kuadër, një nga nismat kryesore është projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”, i cili përcakton kushtet për trajtimin e detyrimeve të papaguara në sistemin tatimor “e-Tax” ose jashtë tij.

Zbatimi i këtij projektligji pritet të sjellë rreth 3,7 miliardë lekë të ardhura në buxhet gjatë vitit 2026.

Një tjetër nismë e rëndësishme është projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, që synon krijimin e një kuadri ligjor për rivlerësimin e pasurive të individëve dhe personave juridikë, duke përshtatur vlerën e pronave me çmimet aktuale të tregut.

Norma e rivlerësimit do të jetë 5% dhe do të zbatohet përgjatë gjithë vitit 2026. Edhe pse nuk priten të ardhura shtesë për buxhetin e shtetit, këto të ardhura pritet të neutralizojnë fitimet kapitale nga shitja e pasurive të paluajtshme.

Në kuadër të mbështetjes për sektorin bujqësor, paketa përfshin ndryshime në ligjin “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)”, me qëllim lehtësimin e prodhuesve bujqësorë përmes rishikimit të skemës së kompensimit.

Fermerët do të përfitojnë kompensim me normë 10% të TVSH-së së paguar për blerjen e mallrave dhe shërbimeve të nevojshme për aktivitetin e tyre prodhues. Efekti financiar i kësaj mase është vlerësuar në rreth -1,5 miliardë lekë.

Një tjetër element me ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhurat buxhetore është rritja e pagës minimale dhe maksimale që do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026. Paga minimale do të rritet nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë, ndërsa paga maksimale do të pësojë të njëjtën rritje.

Sipas të dhënave të administratës tatimore, kjo masë pritet të sjellë rreth 9 miliardë lekë të ardhura shtesë, nga të cilat 7,6 miliardë lekë nga kontributet shoqërore dhe 1,4 miliardë lekë nga kontributet shëndetësore.

“Paketa tatimore” për vitin 2026 konsiderohet një instrument kyç për mbështetjen e politikave fiskale dhe buxhetore të qeverisë, duke siguruar burimet e nevojshme për realizimin e objektivave ekonomike dhe sociale të vendit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nis në Europe House projekti WISA për fuqizimin e grave në media dhe rritjen e sigurisë digjitale

Në ambientet e Europe House u zhvillua sot ceremonia e lansimit të projektit “Weaving Digital Safety – Albania’s Women in…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nis në Europe House projekti WISA për fuqizimin e grave në media dhe rritjen e sigurisë digjitale

Në ambientet e Europe House u zhvillua sot ceremonia e lansimit të projektit “Weaving Digital Safety – Albania’s Women in…