SPAK reagon zyrtarisht për paraqitjen e Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot se po heton për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, zëvendëskryeministren, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjisë, Belinda Ballukun.


Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot se po heton për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, zëvendëskryeministren, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjisë, Belinda Ballukun.

SPAK bëri të ditur se në kuadër të hetimit sot i është njoftuar akuza Belinda Ballukut me funksionin e lartë shtetëror, ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim”.

Sipas SPAK, deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogorasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, procedura është rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit, 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.

SPAK po ashtu sqaron se më 21 tetor si organ procedues ka njoftuar Ballukun përmes shkresës me numër protokolli 37398.

Prokurorisë së Posaçme sqaroi më tej se Balluku ka njoftuar më 23 tetor organin procedues se nuk mund të paraqitej në datën dhe orën e caktuar.

Me anë të një shkrese tjetër, me numër protokolli 37881, datë 24.10.2025, Prokuroria e Posaçme kërkoi paraqitjen e saj sot, më 31 tetor, në orën 15:00, njoftoi SPAK.

Zv.kryeministrja Balluku u paraqit sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. (SPAK). “Si qytetare e Republikës së Shqipërisë dhe zyrtare publike e shikoj këtë si një proces, një proces i cili jam shpresëplotë që do të jetë i bazuar mbi transparencë dhe mbi parimet e drejtësisë tek e cila besoj”, deklaroi Balluku për mediet.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…