Kuvendi rrëzon ngritjen e dy komisioneve hetimore

Kuvendi rrëzoi kërkesat e Partisë Demokratike për ngritjen e dy komisioneve hetimore.


Kuvendi rrëzoi kërkesat e Partisë Demokratike për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Me 81 vota kundër Kuvendi rrëzoi projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal”.

Po ashtu me 81 vota kundër, Kuvendi rrëzoi edhe projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”.

Deputetët miratuan projektrezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së disa institucioneve si Këshillit të Lartë të Prokurorisë; Avokatit të Popullit; Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin 2024; Institutit të Statistikave; Bankës së Shqipërisë; Autoritetit të Mediave Audiovizive; Radiotelevizionit Shqiptar.

Deputetët miratuan me 81 vota projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjes Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e programit “Aftësia ripërtëritëse dhe zhvillimi i gjelbër – hua e dytë për politikat e zhvillimit””.

Po ashtu me 80 vota u miratua edhe projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin shtesë, të Konventës për kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR), në lidhje me faturën elektronike të ngarkesës, bërë në Gjenevë, në datën 20.2.2008”.

Kuvendi miratoi po ashtu edhe disa shtesa në anëtarësinë e komisioneve të përhershme të Kuvendit.

Në përfundim, Kuvendi miratoi me 81 vota pro edhe projektrezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së disa institucioneve si: Prokurorisë së Përgjithshme; Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; Inspektorit të Lartë të Drejtësisë; Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Lexo më shumë nga

Hoxha: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, domosdoshmëri strategjike

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi vizitë në Institutin Mbretëror Elcano në Madrid.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, domosdoshmëri strategjike

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi vizitë në Institutin Mbretëror Elcano në Madrid.