Bashkëpunimi strategjik, miratohen dy marrëveshje me Italinë

Qeveria shqiptare ka miratuar në parim dy marrëveshje strategjike me Italinë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin ndërkombëtar në sektorë kyç për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.


Qeveria shqiptare ka miratuar në parim dy marrëveshje strategjike me Italinë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin ndërkombëtar në sektorë kyç për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.

Marrëveshja e parë synon bashkëpunim strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente. Kjo marrëveshje do të mundësojë shkëmbimin e ekspertizës, projekteve të përbashkëta dhe investimeve në fushat strategjike që ndikojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë.

Marrëveshja e dytë lidhet me zbatimin e projektit “Përparimi i shëndetit neonatal dhe të nënës në Shqipëri (ANMA) – AID 013307”, një iniciativë e përbashkët me Italinë që ka për qëllim përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës në vend, forcimin e kapaciteteve spitalore dhe ngritjen e standardeve të kujdesit shëndetësor neonatal.

Të dy vendimet hyjnë në fuqi menjëherë pas miratimit dhe pritet të forcojnë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, duke rritur bashkëpunimin në projekte konkrete me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

Ky hap vjen gjithashtu si pjesë e strategjisë së Shqipërisë për transformim ekonomik dhe inovacion, duke përfshirë sektorë të rëndësishëm si arsimi, energjia e rinovueshme, mjedisi dhe mbrojtja e qytetarëve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali uron Kurtin dhe Haxhiun: Mbështetje për Kosovën në rrugën euroatlantike

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, uroi sot konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke i…

Global 360

Albin Kurti zgjidhet Kryeministër i Kosovës me 66 vota

Kuvendi i Kosovës me 66 vota për, 49 kundër dhe asnjë abstetnim ka zgjedhur qeverinë Kurti III.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spiropali uron Kurtin dhe Haxhiun: Mbështetje për Kosovën në rrugën euroatlantike

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, uroi sot konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke i…