Manja: Harta gjyqësore nuk ka dështuar, i domosdoshëm plotësimi i vakancave

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ngriti sot shqetësimin për ngarkesën e lartë të sistemit gjyqësor dhe vonesat në trajtimin e çështjeve, duke theksuar nevojën për më shumë disiplinë, përkushtim dhe organizim në punën e magjistratëve.


Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ngriti sot shqetësimin për ngarkesën e lartë të sistemit gjyqësor dhe vonesat në trajtimin e çështjeve, duke theksuar nevojën për më shumë disiplinë, përkushtim dhe organizim në punën e magjistratëve.

Sipas Manjës, aktualisht në gjykatat e vendit janë rreth 137 mijë dosje në pritje për t’u gjykuar, çka sipas tij tregon jo vetëm për mungesë kapacitetesh, por edhe për zvarritje të panevojshme në proceset gjyqësore dhe në zbardhjen e vendimeve.

“Përgjegjësia institucionale për këtë situatë bie mbi Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), të cilët nuk e kanë ushtruar plotësisht rolin e tyre kushtetues dhe ligjor në drejtimin dhe menaxhimin e sistemit”, deklaroi ai gjatë diskutimeve të raporteve të organeve të drejtësisë në Kuvend.

Manja theksoi se procesi i vetingut apo vakancat nuk mund të përdoren si justifikim për çdo mangësi në performancën e sistemit.

Kreu i Komisionit të Ligjeve vlerësoi se harta e re gjyqësore nuk ka dështuar. Ai nënvizoi se harta e re gjyqësore synon të garantojë drejtësi të barabartë për të gjithë qytetarët, si dhe të kontribuojë në eliminimin e korrupsionit dhe ndikimeve të jashtme në sistemin e drejtësisë.

“Harta e re gjyqësore nuk ka pasur qëllim në vetvete për të përqendruar drejtësinë në Tiranë, por për të garantuar drejtësi të barabartë dhe më cilësore për çdo qytetar. Drejtësia nuk është vetëm çështje kohe, por edhe cilësie. Aktualisht, në Gjykatën e Apelit Tiranë shërbejnë vetëm 31 gjyqtarë nga 78 që parashikon organika, çka e bën të domosdoshëm plotësimin e vakancave sa më shpejt”, tha Manja.

Duke iu referuar disa rasteve të mungesës së drejtuesve në gjykata e prokurori, ai nënvizoi se sistemi ka nevojë për liderë me integritet dhe vizion, që të garantojnë efikasitet e transparencë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, domosdoshmëri strategjike

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi vizitë në Institutin Mbretëror Elcano në Madrid.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, domosdoshmëri strategjike

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi vizitë në Institutin Mbretëror Elcano në Madrid.