KQZ, portal të ri për denoncime dhe ankesa zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Zyrën e Këshillit të Evropës në Tiranë dhe me mbështetjen financiare të Republikës Federale Gjermane, zhvilloi sot tryezën e rrumbullakët për të vënë në përdorim portalin e ri digjital për denoncime dhe ankesa zgjedhore.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Zyrën e Këshillit të Evropës në Tiranë dhe me mbështetjen financiare të Republikës Federale Gjermane, zhvilloi sot tryezën e rrumbullakët për të vënë në përdorim portalin e ri digjital për denoncime dhe ankesa zgjedhore.

Sipas KQZ-së, ky portal shënon një hap thelbësor drejt rritjes së përfshirjes qytetare dhe forcimit të integritetit të procesit zgjedhor në vend.

Portali u prezantua për përfaqësues të subjekteve zgjedhore dhe shoqërisë civile dhe ofron një hapësirë të posaçme ku çdo person mund të paraqesë denoncime apo ankesa në mënyrë të sigurt dhe të mbrojtur, duke ruajtur konfidencialitetin. Po ashtu, portali ofron akses të barabartë, pasi është dizenjuar për të garantuar akses të barabartë dhe qartësi në përdorim, duke eliminuar procedurat e komplikuara me letër si dhe siguron një sistem të centralizuar dhe të monitorueshëm për trajtimin me prioritet të rasteve.

Përmes këtij portali, qytetarët dhe subjektet mund të njoftojnë mbi një gamë të gjerë ngjarjesh që ndikojnë në rregullsinë e zgjedhjeve, si: financimi i parregullt i subjekteve/partive politike; veprimtari të komisionerëve apo subjekteve zgjedhore; problematika gjatë dhe pas ditës së votimeve; korrupsion pasiv/aktiv dhe çdo veprim tjetër që dëmton integritetin e procesit zgjedhor.

Pjesëmarrësit theksuan domosdoshmërinë e kësaj platforme, pasi ajo përmirëson transparencën dhe llogaridhënien, lehtëson gjurmimin, lejon subjektet dhe qytetarët të gjurmojnë lehtësisht hapat proceduriale që ndjek KQZ në shqyrtimin e ankesës, krijon regjistër zyrtar, ndihmon KQZ-në të krijojë një regjistër zyrtar dhe të besueshëm të të gjitha rasteve të denoncuara.

KQZ fton të gjithë qytetarët dhe subjektet zgjedhore të përdorin këtë mjet të ri për të kontribuar në një proces zgjedhor më transparent dhe të ndershëm.

Ky portal u mundësua nga projekti i Këshillit të Evropës “Fuqizimi i Integritetit të Zgjedhjeve në Shqipëri”, me mbështetjen financiare të Republikës Federale Gjermane. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e KQZ-së.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Vendimi i Kuvendit për Ballukun i deformuar, asnjë frenim në rrugën për anëtarësimin në BE

Kryeministri Edi Rama siguroi sot, gjatë një konference për shtyp, se nuk ka asnjë frenim në rrugën e pandalshme drejt…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Vendimi i Kuvendit për Ballukun i deformuar, asnjë frenim në rrugën për anëtarësimin në BE

Kryeministri Edi Rama siguroi sot, gjatë një konference për shtyp, se nuk ka asnjë frenim në rrugën e pandalshme drejt…