Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e ditës së sotme, Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030 dhe planin e veprimit 2025-2027.


Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e ditës së sotme, Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030 dhe planin e veprimit 2025-2027.

Ky vendim vjen në mbështetje të ligjit “Për sigurinë kibernetike”, me propozimin e Kryeministrit.

Gjithashtu, vendimi “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike dhe planit të veprimit 2020 – 2025”, shfuqizohet.

Sipas njoftimit, për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ministritë dhe institucionet e tjera përgjegjëse të përcaktuara në strategji dhe në planin e veprimit.

Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030 është një dokument i rëndësishëm që pasqyron këtë angazhim dhe përcakton drejtimet strategjike për zhvillimin dhe forcimin e sigurisë kibernetike në Shqipëri. Kjo strategji ka si qëllim kryesor forcimin e kapaciteteve kombëtare për të identifikuar, parandaluar dhe menaxhuar kërcënimet kibernetike, duke përfshirë mbrojtjen e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, mbrojtjen e të dhënave sensitive dhe garantimin e vazhdimësisë së shërbimeve digjitale.

Ajo gjithashtu synon rritjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale të nevojshme për t’u përballur me sfidat e vazhdueshme për mbrojtjen e hapësirës digjitale dhe promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të përmirësuar efikasitetin dhe reagimin ndaj incidenteve kibernetike.

Strategjia vendos një kornizë për të rritur gatishmërinë dhe qëndrueshmërinë e sistemeve dhe shërbimeve të informacionit në vend, duke siguruar që Shqipëria të përmbushë standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në këtë fushë.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gazmend Freitag – artisti shumëdimensional

Krijimet e piktorit shqiptar me banim në Linz - Austri, dallohen për stilin impresionist unik!

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Gazmend Freitag – artisti shumëdimensional

Krijimet e piktorit shqiptar me banim në Linz - Austri, dallohen për stilin impresionist unik!