Papajorgji pret ambasadorin Abbott, diskutohet për forcimin e shtetit të së drejtës

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji priti sot në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, i shoqëruar nga John Walker, sekretar i dytë për Çështjet Politike, të Brendshme dhe të Drejtësisë.

Gjatë takimit, ambasadori Abbott theksoi rëndësinë e angazhimit të Gjykatës Kushtetuese në forcimin e shtetit të së drejtës dhe shprehu mbështetjen e plotë për nisma që garantojnë pavarësinë institucionale. Kryetarja Papajorgji vlerësoi dialogun e hapur me partnerët ndërkombëtarë si një instrument kyç për konsolidimin e drejtësisë kushtetuese dhe theksoi rolin e Gjykatës në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe në garantimin e shtetit të së drejtës.

Po ashtu, u diskutuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit profesional, shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen ndaj iniciativave që synojnë rritjen e standardeve institucionale dhe transparencës.

Burimi ATSH

Transformohet materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: Do të rrisim pagat për mjekët dhe infermierët

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, një nga institucionet më të rëndësishme të kujdesit shëndetësor për gratë dhe të porsalindurit në vend, është…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia