Lamallari: Nuk do ta lejojmë zvarritjen e çështjeve gjyqësore, përmirësojmë Reformën në Drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari theksoi sot se qeveria nuk do ta lejojë zvarritjen e çështjeve gjyqësore dhe se mazhoranca socialiste do të ndërhyjë në ligjet e Reformës në Drejtësi për të adresuar problemet e identifikuara në sistem.


Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari theksoi sot se qeveria nuk do ta lejojë zvarritjen e çështjeve gjyqësore dhe se mazhoranca socialiste do të ndërhyjë në ligjet e Reformës në Drejtësi për të adresuar problemet e identifikuara në sistem.

Në një intervistë për A2 CNN, Lamallari shpjegoi se ndërhyrjet do të përqendrohen te procedimet penale, vakancat në gjyqësor, mekanizmat disiplinorë për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe garantimi i të drejtave ligjore për qytetarët. Ai nënvizoi se përmirësimi i sistemit gjyqësor lidhet drejtpërdrejt me synimin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Të mos lëmë pa adresuar me objektivitet çështje si zvarritja e çështjeve gjyqësore, procedimet penale, garancitë ligjore që duhet të ekzistojnë për qytetarët shqiptarë, mekanizmi disiplinor i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët zvarrisin pafundësisht publikimin e vendimeve të dhëna. Çështje të tjera të ndjeshme si vakancat. Nuk ka kuptim që ne të mos adresojmë çështje që vijnë nga ankesat e qytetarëve, në lidhje me drejtësinë që ata marrin”, tha ministri.

Lamallari shtoi se grupi parlamentar socialist do të gjejë zgjidhjet ligjore të duhura për ndryshimet e planifikuara dhe Ministria e Drejtësisë do të vijojë të mbajë rolin e saj kushtetues.

Lamallari gjithashtu bëri apel për ish-pronarët që kanë dokumente të paplota për kompensimin financiar, duke njoftuar se ATP do të organizojë ditë të dedikuara për asistencë dhe plotësimin e dosjeve.

/Marrë nga ATSH

Gonxhja: Pazari i Vjetër i Shkodrës rikthehet në jetë përmes realitetit virtual

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi sot se përmes kësaj eksperience do të rindërtohet Pazari i shekullit…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Pazari i Vjetër i Shkodrës rikthehet në jetë përmes realitetit virtual

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi sot se përmes kësaj eksperience do të rindërtohet Pazari i shekullit…