Manastirliu: Rilindja Urbane, frymëmarrje e re për lagjet dhe jetën komunitare

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, në vijim të takimeve me banorë të zonave të ndryshme të kryeqytetit, zhvilloi sot takime me banorë dhe biznese të Njësisë 9.


Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, në vijim të takimeve me banorë të zonave të ndryshme të kryeqytetit, zhvilloi sot takime me banorë dhe biznese të Njësisë 9.

Manastirliu ndau me komunitetin e kësaj njësie vizionin për Tiranën, duke vënë në qendër planin “Tirana 2030” dhe Rilindjen Urbane 2.0, programi që do të sjellë një frymëmarrje të re për lagjet, hapësirat e përbashkëta dhe jetën komunitare.

“’Tirana 2030′ fillon pikërisht nga këtu, nga lagjet, me hapësira të gjelbra, të pastra, me më shumë jetë komunitare, çerdhe, kopshte dhe shkolla të reja”, tha Manastirliu, duke vënë theksin te rëndësia e rikthimit të hapësirave publike në shërbim të njerëzve.

Programi Rilindja Urbane 2.0, siç u shpreh Manastirliu, synon ta kthejë çdo hapësirë të çliruar në një vend për komunitetin, për fëmijët, prindërit, të moshuarit dhe të rinjtë.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, në çdo rrugë dhe biznes të zonës, Manastirliu u ndal me ta për të ndarë ide konkrete për përmirësimin e lagjes, nga ndriçimi publik e deri te shtimi i gjelbërimit dhe hapësirave për fëmijët dhe të moshuarit.

Takimi i Manastirliut në Njësinë 9 shënoi një tjetër ndalesë në turin e takimeve me komunitetet e Tiranës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, në cilësinë e kreut të delegacionit shqiptar, gjendet në Kanë të Francës,…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, në cilësinë e kreut të delegacionit shqiptar, gjendet në Kanë të Francës,…