Jaupaj: 4,8 milionë vizitorë frekuentuan zonat e mbrojtura deri në shtator

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj bëri të ditur sot se 4,8 milionë vizitorë frekuentuan zonat e mbrojtura natyrore gjatë periudhës janar-shtator 2025


Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj bëri të ditur sot se 4,8 milionë vizitorë frekuentuan zonat e mbrojtura natyrore gjatë periudhës janar-shtator 2025.

Sipas ministrit, bëhet fjalë për 300 mijë vizitorë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Konkretisht, në periudhën janar-shtator 2024 në zonat e mbrojtura u regjistruan 4,5 milionë vizitorë, ndërsa për të njëjtën periudhë të këtij viti rezultojnë 4,8 milionë.

“Zonat e mbrojtura si kartolina e gjelbër e biodiversitetit tonë, janë kthyer në habitatin natyror të ekoturizmit dhe edukimit mjedisor. 4,8 milionë vizitorë, ose 300 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar, kanë vizituar parqet kombëtare e natyrore, monumentet e natyrës, peizazhet e mbrojtura duke eksploruar përvoja të qëndrueshme dhe në harmoni me mjedisin si ecjet nëpër shtigje, sportet natyrore, vëzhgimi i shpendëve e turizmi lokal”, bëri të ditur Jaupaj.

Zonat e mbrojtura janë kthyer në destinacione turistike mjaft të vizituara për shkak të bukurive natyrore dhe relievit të larmishëm, i cili është i përshtatshëm për turistët, që nga ata që duan të shijojnë natyrën, deri tek turistët aventurierë të cilët mund ta eksplorojnë zonën duke bërë hiking nëpër shtigje të ndryshme.

Përveç ecjeve në shtigjet e zonave të mbrojtura vitet e fundit vizitorët po tregojnë interes edhe për turizmin e vëzhgimit të shpendëve, sidomos të atyre ujorë, si në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, lagunën e Nartës, lagunën e Kune-Vainit, liqenin e Shkodrës, liqenin e Pogradecit, etj.

Zgjerimi i zonave të mbrojtura në Shqipëri synon të rrisë integritetin e këtyre zonave, për gjendjen e paprekur të tyre, krahasuar me zona të tjera të vendit, për biodiversitetin e lartë dhe për habitatet e rralla që bartin.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Tatimet arkëtuan 453,4 miliardë lekë në 2025-ën, rritje 12,5%

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shënoi një performancë pozitive në mbledhjen e të ardhurave për periudhën janar-dhjetor 2025, duke arritur…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Tatimet arkëtuan 453,4 miliardë lekë në 2025-ën, rritje 12,5%

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shënoi një performancë pozitive në mbledhjen e të ardhurave për periudhën janar-dhjetor 2025, duke arritur…