Në Tiranë shfaqen filma në kuadër të Javës Japoneze

“The Lines That Define Me” nga Norihiro Koizumi, ishte filmi që u shfaq në kuadër të Javës së Kulturës Japoneze në Tiranë.


“The Lines That Define Me” nga Norihiro Koizumi, ishte filmi që u shfaq në kuadër të Javës së Kulturës Japoneze në Tiranë.

Një histori prekëse që ndjek Sosuke, një të ri që, pas humbjes së familjes, gjen ngushëllim dhe vetëshprehje përmes artit tradicional sumi dhe pikturës me bojë kineze. Nën udhëheqjen e mjeshtrit Kozan Shinoda, ai mëson të shohë përtej dhimbjes dhe të zbulojë bukurinë e natyrës dhe jetës.

Filmi plot ndjeshmëri, reflektim dhe estetikë, mishëroi shpirtin e kinemasë japoneze, filmat e së cilës do të vazhdojnë të shfaqen në kinematë e kryeqytetit deri në datën 18 tetor, kur përfundon Java Kulturore Japoneze.

Cikli i filmave të përzgjedhur për t’u projektuar gjatë kësaj jave, të njeh me stilet dhe temat më të fundit të kinemasë japoneze moderne, e cila zhvillohet edhe përtej botës së animacionit.

Ditën e sotme tek Qendra e Artit “Agimi” do të shfaqet “Neko Ninja”, ndërsa në ditët në vazhdim: “Between Us” dhe “Takano Tofu”.

Burimi ATSH

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.